LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen ID.R në përpjekje të arrijë rekord nëpër rrugën e vështirë malore në Kinë (Foto)

Volkswagen ID.R në përpjekje të arrijë rekord nëpër rrugën e vështirë malore në Kinë (Foto)

Kjo është një nga rrugët, më të vështira në mbarë planetin

Makina tërësisht elektrike me 670 kuaj fuqi, Volkswagen ID.R ka punuar shumë që të arrijë disa rekorde, transmeton Telegrafi.


Me të fituar dy herë në La Mans, Roman Dumas, Pikes Peak, Goodwood Festival of Speed, ky VW po bëhet gati për edicionin më të ri të Nurburgring EV.

Si pjesë e sfidave, është që gjatë shtatorit, ID.R për të arritur rekord nëpër Tianmen Shan Big Gate në Kinë, rrugë e vështirë malore, me 11 kilometra. Shtegu deri në malin Tianmen, i ka 99 kthesa dhe gjithnjë është i thepisur.

“Tianmen ka një status misterioz në Kinë, pikërisht një pjesë ku mund ta tregojmë kapacitetin e kësaj makine të fuqishme” ka thënë Sven Smeet, njëri nga drejtorët në Volkswagen.

Në këtë shteg kalojnë vetëm makinat për turistë, ndërsa është e ndaluar të kalohet nëpër të në mënyrë individuale, teksa Volkswagen ID.R bëhet i pari që provon të arrijë këtë rekord. /Telegrafi/