LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen hap porositë në Evropë për Tiguanin e ri, versioni bazë kushton 36,600 euro

Volkswagen hap porositë në Evropë për Tiguanin e ri, versioni bazë kushton 36,600 euro

Volkswagen ka njoftuar se ka hapur porositë në Evropë për versionin plotësisht të ri të modelit Tiguan.

SUV-i kompakt i gjeneratës së tretë është zhvilluar dhe projektuar duke filluar nga e para, ka njoftuar prodhuesi i automjeteve, transmeton Telegrafi.


Para-shitjet për Tiguanin e ri kanë filluar në Evropë, derisa çmimet fillojnë nga 36,600 euro për versionin bazë të SUV-it.

Me mbi 7.6 milionë njësi të shitura, Tiguan ka dëshmuar të jetë një nga modelet më të suksesshme të Volkswagen.

Tiguan vjen një interior plotësisht të ridizajnuar si dhe me një varg të shërbimeve digjitale dhe me aplikacione. /Telegrafi/