Një veturë Volkswagen Golf Country që u prodhuar në vitin 1992, është shfaqur në një shtëpi të ankandeve ku shiten ekskluzivisht vetura të përdorura.

Ky Golf Country është i bazuar në versionin me pesë dyer të gjeneratës së dytë të Volkswagen Golf, që u prodhua nga 1984 e deri më 1993 si prodhim zyrtar i VW, por në fakt atë e prodhoi kompania Steyr-Daimler-Puch në Austri, transmeton Telegrafi.


2 6

Për këtë model është marr motori që bën tërheqje me të katër rrotat nga Golf Syncro, dhe brenda tij janë bërë disa modifikime.

3 4

Një grup i përzgjedhur i punonjësve të  Volkswagen që punuan në projekt, kanë mundur ta blejnë një nga 50 modelet Country GTI me motor 1.8 litërsh që e vente në lëvizje edhe një GTI të rëndomtë.

4 4

Pikërisht ky motor e vë në lëvizje Golf Country që aktualisht po shitet, dhe që është paksa më ndryshe nga shumica e modeleve Country.

5 3

Fjala është për një nga 558 njësive të Chrome Edition që u pajisen me pjesë më cilësore dhe ishin të veshur me lëkurë ngjyrë kafe.

6 3

Kjo veturë është në gjendje të përkryer, pasi deri më tani ka pasur vetëm një pronar – ka vetëm 7.400 kilometra të kaluara që nga regjistrimi i parë në vitin 1992.

7 3

Për këtë Volkswagen Golf Country duhet ndarë 50 mijë euro kushdo që ëndërron ta ketë në garazh. /Telegrafi/

8 2

9 2

10 1

11 4