LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen dëshiron rekordin e të gjitha kohërave për makinën elektrike I.D. R (Foto)

Volkswagen dëshiron rekordin e të gjitha kohërave për makinën elektrike I.D. R (Foto)

Porsche mund të mos e mbajë edhe për shumë kohë, rekordin e xhiros së Nurburgringut të Gjermanisë

Rekordin që e arriti në Pikes Peak, Volkswagen I.D. R tregoi aftësinë dhe përformancën e fuqishme, transmeton Telegrafi. Tani prodhuesi gjerman, dëshiron ta dërgojë në pistën më të njohur këtë makinë elektrike, që ta arrijë rekordin e të gjitha kohërave.


Autocar ka mësuar se Volkswagen Motorsport, po bëhet gati që ta dërgojë këtë EV në Green Hell gjatë vitit që vjen, ndërsa pritet që prej muajit maj të fillojë testimet.

Kjo vjen në kohën kur VW, po përgatitet ta lansojë një I.D. R Neon në fund të vitit. Për të realizuar këtë, duhet ta kalojë rekordin e arritur prej Nio EP9 që ka 1,341 kuaj fuqi, që zhiron e përfundoi për gjashtë minuta e 45.90 sekonda.

Të dhënat e deritanishme, kanë treguar se ky Volkswagen elektrike, është në gjendje ta tejkalojë Porschen e modifikuar 919 Evo Hybrid, që shtegun prej 20.7 kilometrash e kaloi për pesë minuta e 19.55 sekonda, duke lëvizur me shpejtësi mesatare prej 235 kilometrave në orë. /Telegrafi/