LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen Atlas me modifikime që ia lehtësojnë lëvizjen nëpër të gjitha terrenet

Volkswagen Atlas me modifikime që ia lehtësojnë lëvizjen nëpër të gjitha terrenet

Modifikimet janë të bazuara, në Atlas Basecamp që e kemi parë më herët

Me ta prezantuar versionin tërësisht të ri të Volkswagen Atlas, në fillim të këtij viti në Chicago Auto Show, Volkswagen ka punuar në një pako të re aksesorësh që lëvizjen në të gjitha terrenet, kjo makinë ta ketë shumë më të lehtë, transmeton Telegrafi.


Ky ndryshim që është i bazuar në Volkswagen Atlas Basecamp i prezantuar në New York Auto Show, përfshinë një mbështjellës të përgjithshëm të pjesës s jashtme, që e bën të duket shumë më agresiv, rrota të reja shumë të më mëdha dhe goma më të fuqishme që t’i përballojë edhe rrugët më të vështira.

“Qëllimi yn është që ta pajim klientin, me një katalog aksesorësh dhe funksionesh, që të jetë në gjdnje të kalojë me lehtësi nëpër çdo rrugë që është nisur. Me përditësimin e ri, lëvizja e kësaj makine do të jetë shumë më e përshtatshme”, ka thënë Hein Schafer, përgjegjës për produkte, marketing dhe strategji.

AirDesign që është inxhinieri kryesor në Basecamp, ka punuar në dukjen e jashtme, që kjo makinë të dallojë nga Volkswagen Altlas si makinë bazë dhe të ketë dukje shumë më të mirë. /Telegrafi/