LAJMI I FUNDIT:

Vokshi: Presim që Prokuroria të ngre aktakuzat e para për personat e përfshirë në deportimin e shtetasve turq (Video)

Vokshi: Presim që Prokuroria të ngre aktakuzat e para për personat e përfshirë në deportimin e shtetasve turq (Video)

Një vit pasi që familjarët e shtetasve turq, të dëbuar nga Kosova, kanë ngre padi ndaj Qeverisë së Kosovës, ka pasur disa zhvillime të reja lidhur me këtë padi.

Avokati i familjarëve të shtetasve turq, Urim Vokshi, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se janë nxjerrë disa vendime gjyqësore në favor të shtetasve turq.


Sipas tij, gjykata ka anuluar disa prej vendimeve për revokimin e leje qëndrimit të shtetasve turq si dhe vendimet për urdhër largimin e tyre.

“Është bërë një vit prej ushtrimit të padive. Me paditë në fjalë janë nxjerrë vendimet me të cilat është atakuar leje qëndrimi i shtetasve turq dhe janë nxjerrë urdhër-largimet me forcë për ta. Ka zhvillime në këtë drejtim, ka disa vendime gjyqësore që janë nxjerrë në këto procedura. Janë vendime të gjitha pozitive dhe në favor të shtetasve turq. Gjykata ka anuluar disa prej vendimeve për revokimin e leje qëndrimit të shtetasve turq, dhe ka revokuar disa prej vendimeve për udhër-largim”, ka thënë ai.

Ngritet padi ndaj përgjegjësve për dëbimin e shtetasve turq
Lexo po ashtu Ngritet padi ndaj përgjegjësve për dëbimin e shtetasve turq

Sipas tij, këto vendime pritet shumë shpejt që t’i vërtetojë edhe Gjykata e Apelit.

Turqit e dëbuar

“Disa lëndë të tjera janë në procedurë, presim shpejt që edhe Gjykata e Apelit të vertetojë këto vendime dhe të marrin formën e prerë, ashtu që vendimet si të tilla të anulohen në tërësi. Kështu që edhe një herë të konfirmohet se shtetasit turq nuk kanë qenë të rrezikshëm për sigurinë kombëtare të Kosovës”, është shprehur ai.

Avokati Vokshi: Familjarët nuk kanë informata për gjendjen shëndetësore të shtetasve turq
Lexo po ashtu Avokati Vokshi: Familjarët nuk kanë informata për gjendjen shëndetësore të shtetasve turq

Vokshi ka theksuar se pas vendimit përfundimtar nga Gjykata e Apelit, shtetasit turq do të kenë të drejt të kthehen tek familjarët e tyre në Kosovë.

“Janë këto vendime, faktikisht urdhër-largimet me forcë, të cilat janë pengesë që ata të kthehen, pra që vënë kufizim në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës. Me rastin e vendimit përfundimtar të anulimit të tyre atëherë shtetasit turq do të kenë të drejtë që të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës pa asnjë pengesë. Normalisht, nëse kjo do t’u bëhet e mundur prej shtetit të Turqisë, ku gjenden aktualisht, dhe nëse do të lirohen nga procedurat atje”, ka thënë avokati vokshi, duke shtuar se nuk ka ndonjë datë të caktuar lidhur me kthimin e tyre.

Avokati Urim Vokshi gjatë intervistës për Telegrafin

“Nuk ka ndonjë datë të caktuar. Është procedurë pranë Gjykatës së Apelit. Presim që shpejt e njëjta t’i shqyrtojë ankesën dhe përgjigjen e ankesës, të cilën e kemi ushtruar, dhe t’i vërtetojë vendimet e Gjykatës së shkallës së parë”, është shprehur ai.

Vokshi ndër të tjera ka folur edhe për aktakuza, të cilat sipas tij do të duhej t’i bënte Prokuroria.

“Presim që Prokuroria të zhvillojë hetimet dhe të ngre aktakuza ndaj palëve të përfshira në këtë proces, të cilët edhe besojmë fuqishëm, edhe me provat materiale argumentohet se kanë shkelur ligjin e Kosovës. Ata i kanë cenuar të drejtat e njeriut, në këtë rast të shtetasve turq. Por, ende nuk kemi ndonjë aktakuzë. Prokuroria vazhdimisht ka deklaruar se është në hetime lidhur me këtë rast. Mund të konfirmoj se as familjarët e shtetasve turq nuk janë marr në intervistë, si palë të dëmtuara. Por, ne jemi të hapur që pranë prokurorisë në çdo moment t’i prezantojmë provat dhe argumentet të cilat i posedojmë”, ka deklaruar ai.

Ai ka komentuar edhe punën e komisionit hetimor parlamentar lidhur me hetimin e dëbimit të shtetasve turq.

“E kemi parë raportin e Komisionit hetimor parlamentar. Vlerësojmë lartë punën e këtij komisioni. Raporti është mjaft konciz dhe ka konstatuar 31 shkelje ligjore, që janë bërë në këtë proces. Mendojmë që është një mori e shkeljeve dhe vlerësojmë se ka bërë punë të mirë komisioni me këtë. Po ashtu vlerësojmë se ky raport i komisionit mund t’i ndihmojë edhe Prokurorisë gjatë zhvillimit të hetimeve, dhe ndjekjes së procedurës penale ndaj personave të përfshirë”, theksoi ai.

Komisioni hetimor për deportimin e turqve me raport të plotë, evidentohen 31 shkelje
Lexo po ashtu Komisioni hetimor për deportimin e turqve me raport të plotë, evidentohen 31 shkelje

I pyetur për të intervistuarit nga ana e këtij komisionit, Vokshi ka thënë se nuk duan të komentojnë deklaratat e krerëve shtetërorë.

Sipas tij, as familjarët e turqve të dëbuar nuk kanë dashur të merren me persona të caktuar.

“Nuk është në mandatin tonë të komentojmë deklaratat e asnjërit prej krerëve të shtetit. Edhe familjarët nuk kanë dashur të identifikojnë apo të merren me persona të caktuar edhe gjatë ushtrimit të kallëzimit penal. Në këtë drejtim familjarët kanë dashur që shkeljet që janë bërë të evidentohen, dhe personat të dënohen sipas ligjit. Megjithatë nuk është se ata kanë ndonjë identifikim personal me persona të përfshirë, dhe nuk preferojnë të deklarohen lidhur me deklaratat e secilit prej krerëve të shtetit”, ka thënë ai.

Dëbimi i shtetasve turq, sot Thaçi raporton para Komisionit hetimor
Lexo po ashtu Dëbimi i shtetasve turq, sot Thaçi raporton para Komisionit hetimor

Ndërsa, Vokshi ka thënë se përfundimi i këtij rasti pritet që të jenë disa çështje si anulimi i revokimit të leje qëndrimit dhe urdhër-largimit të shtetasve turq, si dhe raporti përfundimtar i komisionit hetimor parlamentar.

“Në këtë drejtim fillimisht pritet që vendimet me të cilat janë anuluar revokimi i leje qëndrimit dhe urdhër largimit të tyre të vërtetohen. Në anën tjetër presim raportin përfundimtar të punës së komisionit hetimor parlamentar, dhe e njëjta të kaloj në Kuvendin e Kosovës për votim. Po ashtu presim që Prokuroria e Kosovës të ngritë aktakuzë ndaj personave të përfshirë, pasi që tani mendojmë se është evidente, dhe gjykata ka konstatuar se ka pasur shkelje. Në anën tjetër edhe komisioni hetimor parlamentar ka gjetur shkelje, kështu që presim aktakuza ndaj ndaj personave të përfshirë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se më 29 mars të vitit 2018 janë deportuar nga autoritetet e Kosovës për në Turqi gjashtë shtetas turq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori