Vogue e shpall: Kate Middleton gruaja më e veshur bukur e vitit 2025

Princesha Kate Middleton është shpallur “zonja më e veshur bukur” për vitin 2025. Titulli dhe mirënjohja janë dhënë nga edicioni britanik i revistës së famshme të modës
Publiku, por edhe kritikët e modës, prej kohësh e njohin shijen e rafinuar për stil dhe detaje që posedon Princesha e Uellsit. Kate Middleton është e njohur për kombinimet e saj të përkryera të veshjeve, të cilat përfaqësojnë një ndërthurje të elegancës së pastër me elegancën moderne, pa e thyer asnjëherë kodin mbretëror të veshjes.
Çdo pjesë e gardërobës së saj ka një histori më vete, ndërsa është interesante edhe fakti se ajo shpesh riciklon veshjet, duke u shfaqur si një përkrahëse e madhe e modës së qëndrueshme. Në këtë kontekst, nuk është aspak çudi që pikërisht Kate Middleton është shpallur “zonja më e veshur bukur” për vitin 2025, sipas Vogue, përcjell Telegrafi.

Siç raporton Daily Mail, princesha është përshkruar edhe si një “influencuese e përhershme”, e cila gjithmonë gjen mënyra për të frymëzuar njerëzit përreth saj. Krahas saj, këtë vlerësim e kanë marrë edhe: Alexa Chung, Sienna Miller, Kate Moss, Naomi Campbell dhe Victoria Beckham. Meghan Markle mungon në renditjen e revistës për yjet më me stil.

Vogue ka publikuar gjithashtu një edicion të veçantë kushtuar yjeve të famshëm që me shprehjen e tyre të modës kanë fituar vëmendjen e redaksisë së revistës dhe, rrjedhimisht, titullin e “yjeve më të stilizuara”. Në këtë botim janë përfshirë plot 55 personalitete me ndikim.

Është interesante se Meghan Markle, bashkëshortja e Princit Harry, nuk është përfshirë në këtë listë, ndonëse vitin e kaluar për The New York Times kishte deklaruar se përzgjedhja e modës është një nga pikat e saj më të forta, shkruan Daily Mail.
Sido që të jetë, më poshtë mund të shihni vetëm disa nga veshjet për të cilat Kate Middleton e ka merituar këtë titull.

















































