LAJMI I FUNDIT:

“Vodno” u pastrua nga mbeturinat

“Vodno” u pastrua nga mbeturinat

Të rinj të etnive të ndryshme sot në Vodno morën pjesë në aksionin për grumbullimin e mbeturinave, nën moton e projektit „Në xhep, nëse nuk ka ku tjetër!“. Të veshur me fanella me këtë moto, duke u lëshuar nga maja e malit deri në Vodno të mesme, ata i grumbullonin mbeturinat e hedhura rrugës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këtij aksioni iu bashkëngjitën edhe të punësuarit në Sektorin për ruajtjen e mjedisit jetësor të Qytetit të Shkupit. Organizator i këtij aksioni është Lëvizja për edukim dhe avancim të dialogut LEAD.


Me projektin „Në xhep, nëse nuk ka ku tjetër!“, siç thonë nga LEAD, janë paraparë gjashtë aksione të këtilla, në gjashtë muajt e ardhshëm.

Krahas pastrimit të malit, aksioni ka për qëllim edhe ngritjen e vetëdijes publike tek qytetarët për ruajtjen e mjedisit jetësor./Telegrafi/