LAJMI I FUNDIT:

Vodhën mijëra euro në banesën e ish-zyrtares së lartë në Shqipëri, lihen në burg Rozeta Dobi dhe djali i saj

Vodhën mijëra euro në banesën e ish-zyrtares së lartë në Shqipëri, lihen në burg Rozeta Dobi dhe djali i saj

Gjykatën e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Rozeta dhe Havier Dobin, nënë e bir të cilët akuzohen për vjedhjen e 540 mijë euro, si dhe një sasie akserorësh floriri në banesën e ish-zyrtares së lartë, Alda Klosi, por dhe në banesa të tjera në kryeqytet.

Vjedhja ndodhi në banesën e Alda Klosit, një zyrtare e lartë, më 15 dhjetor të vitit 2022.


Sakaq më 8 janar në banesën e nënë e bir, u gjetën rreth 405 mijë euro, 8m500 dollarë dhe aksesorë floriri pas një kontrolli të ushtruar nga forcat e policisë.

Shërbimet e Policisë gjetën të fshehura paratë dhe aksesorët e floririt në tubin e aspirimit.

Në total shuma e vjedhur nga Rozeta Dobi është rreth 540 mijë euro, teksa Klosi pretendon se asaj i janë vjedhur 30 mijë euro, të cilat i ka deklaruar.

Ndërkohë pak ditë më parë xhaxhai i Alda Klosit që jetonte në Amerikë, i cili sipas Klosit i kishte lënë shumën e parave për rregullimin e banesës, ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë. Nga ana tjetër, nuk dihet nëse hetimi i prokurorisë për 404 mijë eurot pa zot ka avancuar për të zbuluar pronarët e tyre ku dyshohet se gjithashtu janë vjedhur nga sanitarja Rozeta Dobi.

Mesa duket deri më tani çështja ende nuk do kalojë në SPAK ndërsa prokurorja Mirela Zavalani po merret me hetimin e të ardhurave të Klosit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori