LAJMI I FUNDIT:

Vlorë, sekuestrohet mbi një ton kanabis në Karaburun (Video)

Vlorë, sekuestrohet mbi një ton kanabis në Karaburun (Video)

Forcat e policisë së Vlorës kanë finalizuar pasditen e së mërkurës operacionin e koduar “Karaburuni”, në kuadër të të cilit kanë sekuestruar mbi 1 ton lëndë narkotike të llojit kanabis.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë Policisë së Shtetit, sipas të cilave në këtë operacion kanë marrë pjesë edhe policia kufitare, reparti Delta Forcë, Roja Bregdetare dhe Guardia di Finanza.


Konkretisht, saktësojnë burimet, uniformat blu kanë sekuestruar 1.110 kilogramë kanabis, si dhe një mjet lundrues, përmes të cilit lënda narkotike do të transportohej në Itali.

Burimet nënvizojnë se operacioni ka nisur mesditën e së martës, më 5 shtator dhe është ende në vijim.

Hetimet nisën pas një telefonate në sallën operative të policisë së Vlorës, që sinjalizonte daljen në det të një gomoneje pa autorizimin përkatës.

Menjëherë në kërkim të saj janë vënë njësitë policore, të cilat kanë kryer kontrolle në zonën detare mes Shën Janit dhe Kepit të Gjuhëzës, në Karaburun.

Pikërisht gjatë kërkimeve, në vendin e quajtur Zhapovel është konstatuar një gomone që ecte me shpejtësi drejt bregut dhe njësitë zyrtare janë vënë në ndjekje të saj.

Drejtuesi i gomones e ka braktisur mjetin e tij, me motor “Mercury” 150 kuaj fuqi, në një nga brigjet e gadishullit dhe është larguar drejt zonës së pyllëzuar të tij.

Uniformat blu, të ndihmuara nga repartet speciale, kanë bërë krehjen e zonës, por për shkak të errësirës dhe terrenit të vështirë e kanë pasur të pamundur të gjejnë skafistin.

Më pas, në kërkime të mëtejshme, në vendin e quajtur Depot e Valanidhit, mes Gjirit të Bristanit dhe atij të Gramës, është gjetur sasia prej 1.110 kg kanabis, e paketuar në 54 pako të mëdha dhe e fshehur mes pemëve dhe shkurreve.

Burimet shtojnë më tej se hetimet janë në vazhdim dhe në Drejtorinë e Policisë së Vlorës janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje, përfshirë pronarin e gomones, i cili sinjalizoi marrjen e saj nga personi i kërkuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori