LAJMI I FUNDIT:

Vlora Dumoshi u përgjigjet akuzave se zuri vendin kryetares së Gjykatës Kushtetuese në shugurimin e Katedrales

Vlora Dumoshi u përgjigjet akuzave se zuri vendin kryetares së Gjykatës Kushtetuese në shugurimin e Katedrales

Arta Rama-Hajrizi, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, nuk ka marrë pjesë dje në shugurimin e Katedrales “Nënë Tereza”.

Ndonëse ajo kishte ftesë zyrtare për këtë ngjarje, Rama-Hajrizi u largua nga Katedralaja ende pa filluar ceremonia e shugurimit.


Sipas zyrës për media të Gjykatës Kushtetuese, largimi i kryetares nga kjo ceremoni ndodhi për shkak se ministrja në detyrë e ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit , Vlora Dumoshi e kishte zënë vendin ku me protokoll ishte paraparë të ulej Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.

“Pas shkuarjes në ceremoni, Zyrtarja për Protokoll e Gjykatës Kushtetuese, e cila ishte në përcjellje të kryetares Rama-Hajrizi, ka vërejtur se në ulësen e dedikuar për Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese ishte ulur jashtë rregullave të protokollit, znj. Vlora Dumoshi, ministrja në detyrë për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e zyrtarit për informim Veton Dula.

“Pasi që organizatorët e ceremonisë së shugurimit e kanë njoftuar kryetaren Rama-Hajrizi për refuzimin e ministres Dumoshi që të lëshojë ulësen, e cila nuk ishte rezervuar për të, ajo është larguar nga ceremonia për të mos shkaktuar ndonjë incident protokollar i cili vetëm sa do t’i linte një hije të zezë ceremonisë madhështore dhe aq me peshë të shugurimit të Katedrales “Shën Nëna Terezë””, thuhet në përgjigje.

Por Dumoshi e kontaktuar nga klankosova.tv, ka thënë se për në ulësen ku ka qëndruar ajo e kanë drejtuar Protokolli i Shtetit dhe ai i Kishës.

“Protokolli i Qeverisë dhe ia i Kishës më kanë drejtuar në atë ulëse”, ka thënë Dumoshi.

“Mua më vjen keq, unë nuk e kam zënë vendin, jam person që e respektoj institucionin. Ne i kemi pas edhe ftesat dhe jemi ulur aty sipas numrave që kanë qenë aty”.

“Ftesa ka qenë për kryeministrin Isa Mustafa dhe për mua si ministre e Kulturës dhe aty ka qenë vetëm emri i kryeministrit dhe ne jemi ul afër njëri-tjetrit sipas numrave rendor që i kemi pas në ftesa”.

“Unë nuk e kam pa se Arta ka qenë aty dhe që unë ja kam zënë vendin”.

“Ku më kanë thënë të ulem unë jam ul”, ka përfunduar Dumoshi./Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori