LAJMI I FUNDIT:

Vllahiu takon zonjën Albright: Kosova është e bekuar me miqtë e saj, posaçërisht ata nga SHBA

Vllahiu takon zonjën Albright: Kosova është e bekuar me miqtë e saj, posaçërisht ata nga SHBA

Ambasadori i Kosovës në Republikën e Çekisë, Arbër Vllahiu, ka takuar ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, në debatin e organizuar nga mikja e Kosovës me temën “ Mbi demokratët dhe diktatorët”.

Ambasadori Vllahiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se se është gjithmonë nder ta takojë zonjën Albright.


Postimi i plotë i Vllahiut:

“Madam Secretary, Madeleine Albright. Një nder i veçantë ta takoj në debatin e saj në Universitetin Charles të Pragës “Mbi demokratët dhe diktatorët”, organizuar nga Vaclav Havel Library. Kaq shumë dashuri për Kosovën që e ndihmoi të çlirohet dhe që vazhdon t’i jetë pranë. I nderuar me nënshkrimin e librit të saj “Zonja Sekretare, memoare”. Kosova është e bekuar me miqtë e saj, posaçërisht ata nga SHBA”, ka shkruar Vllahiu. /Telegrafi/