LAJMI I FUNDIT:

Vllahiu: Brenda 100 ditëve të Qeverisë Haradinaj, janë marrë 180 vendime (Video)

Vllahiu: Brenda 100 ditëve të Qeverisë Haradinaj, janë marrë 180 vendime (Video)
 
Arbër Vllahiu, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se në 100 ditëshin e parë të këtij ekzekutivi kemi një dinamikë krejt tjetër të qeverisjes në vend.
Vllahiu në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini, ka thënë se ky 100 ditësh, po lë gjurmë sikurse ai i vitit 2004 – 2005, kohë gjatë së cilës ekzekutivi është drejtuar nga i njëjti person.

“Kjo qeverisje i ka dhënë një dinamikë tjetër jetës në Kosovë. Ka pasur një transparencë dhe llogaridhënie. Vendimet janë marrë dhe janë gjet zgjidhje për çështjet që qytetarët e Kosovës kanë pasur nevojë. Një qasje me dinamike dhe mirëbesimi. Ka hapje të temave në tavolinë dhe ka avancim të pozitës së shtetit të Kosovës”, ka shtuar Vllahiu.

“Ka rezultate të prekshme dhe të matshme në të gjitha sferat.  Qeverisja Haradinaj ka qenë e gatshme dhe e guximshme për t’i trajtuar të gjitha temat që e kanë preokupuar Kosovën në këto dy-tri vitet e fundit”, tha ai.

Sipas tij, për hetë të parë nënshkruhet marrëveshja për Termocentralin e ri, duke shtuar se brenda 72 orëve është gjetur zgjidhja për banorët e Hades dhe Shipitullës.

“Ka kaluar Ligji për Prishtinën, është hapë rruga për anëtarësimin në UNESCO. Vetëm brenda 100 ditëshit të parë, janë marrë rreth 180 vendime”, ka shtuar Vllahiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori