Vlerësohet performanca e Ritës në ‘Teen Choice Awards’ (Video)

Nuk ka munguar performanca e Rita Orës në evenimentin e ndarjes së çmimeve, ‘Teen Choice Awards’.
Shqiptarja e famshme nga Kosova e interpretoi hitin e saj, “Your Song”, me të cilin është duke korrur sukses në të gjithë botën.

26-vjeçarja i ka publikuar disa imazhe dhe video në rrjetet sociale duke u shprehur e kënaqur me performancën dhe ekipin e saj.
Në skenën e këtij evenimenti interpretoi edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Bebe Rexha. Ajo këndoi hitin e saj në bashkëpunim me Louis Tomlinson, “Back To You”.
Ceremonia e ‘Teen Choice Awards’ është zhvilluar të dielën mbrëma në Galen Center në Los Angeles. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/08/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

































































