Në një natë plot vendime kontraverse dhe skenarëve që vendosën ndeshjen më të tensionuar të parë kohëve të fundit ku u dhanë tri kartonë të kuqë, ishte futbolli ai që u ngjit ne piedestal dhe atë në çfarë mënyre. Telegrafi sjell vlerësimet e lojtarëve të pjesës së tretë të El Clasicove të prillit.
Real Madrid
Iker Casillas (6.5)
Bëri një intervenim të mirë në pjesën e parë për t’ia mohuar Xavit golin. Nuk kishte gjasa për të ndalur asnjërin prej golave të shënuar nga Lionel Messi.
Marcelo (6.0)
Mbrojtësi i majtë ishte më konservativ se zakonisht, por ia arriti që të depërtojë në zonën Blaugrane. Edhe pse Barcelona shpeshherë e gjeti të lirë David Villan në krahun e tij, ai punoi shumë për ta ndalur. Sidoqoftë, ai u mposht shumë lehtë nga Afellay në golin e parë të Barcës.
Raul Albiol (6.0)
Ishte impresiv në pjesën e parë por ka pasur momentet e dobëta të tij në pjesën e dytë, duke përfshirë këtu golin e dytë të Lionel Messit, ku përgjegjësinë ekskluzivisht e mban ish-mbrojtësi i Getafes.
Sergio Ramos (6.5)
Do të mungojë në ndeshjen e dytë pasi u ndëshkua me karton të verdhë si rezultat i një dueli me Lionel Messin. Përkunër kësaj, ai ishte prezent në zemër të mbrojtjes madrilene, duke ndërprerë sulmet e Barcelonës. Sidoqoftë, ai u dërgua në publik nga Lionel Messi në golin e parë në një moment kyç.
Alvaro Arbeloa (6.0)
U ndëshkua pas një dueli me Pedron në minutën e 40-të, por përndryshe ishte në formë të mirë në krahun e djathtë.
Lassana Diarra (6.0)
Një paraqitje e mirë e francezit në mesfushë. U fut nëpër duele për të ndalur disa herë Messin me shokë dhe ishte hekur përpara mbrojtjes. Loja e tij dhe e Pepes ia garantuan Barcelonës posedim pa nevojë të topit nëpër mesfushë. Sidoqoftë, Messi shumë lehtë e kaloi në golin e dytë.
Pepe (5.0)
Figurë impozante dhe muskulore në mesfushë. Punoi shumë për të bërë presion dhe për të mbyllur lojtarët e Barcelonës. Sidoqoftë, ai e shfaqi natyrën prej kafshe në minutën e 61-të, kur u përjashtua nga loja pas një ndërhyrjeje të pa pranueshme në Dani Alves.
Xabi Alonso (6.0)
Mesfushori kreativ bëri të çmos për të ngushtuar hapësirat e Barcelonës, por ishte periferik kur u sulmua.
Angel Di Maria (5.5)
Përpos një apo dy momenteve impresive në pjesën e parë, ai ishte anonim në krahun e majtë të sulmit madrilen.
Cristiano Ronaldo (6.0)
Filloi të lëvizte në krahun e djathtë pas 20 minutash lojë për ta rrëzuar nga sistemi Puyolin. Sidoqoftë, ai kurrë nuk ishte i suksesshëm në tentimet e tij dhe kishte vetëm një-dy goditje drejt golit për 90 minuta.
Mesut Ozil (4.0) – Dështimi i ndeshjes
Nuk është hera e parë që mesfushori gjerman është jo efektiv nëpër ndeshjet El Clasico. Bëri vetëm katër pasime në pjesën e parë dhe u zëvëndësua nga Adebayor pas pjesës së parë.
Zëvëndësuesit
Emmanuel Adebayor (5.5)
Zëvëndësim i asaj që Ozil ishte në pjesën e parë. Ishte futur në lojë për ta kryesuar një sulm që vuajti për ta gjetur momentumin në 45 minutat e parë. Përkundër një starti enkurajues, ai nuk u shfaq askund më pas.
Barcelona
Victor Valdes (6.0)
Pasi e kaloi pjesën e parë duke shijuar atmosferën dhe kafen e nxehtë të Bernabeut, ai u kërkua në fund të saj. Ai mezi e ndali një goditje të Ronaldos, por pos kësaj, deri në fund vazhdoi me turizmin në Madrid.
Javier Mascherano (7.0)
U zhvendos në qendër të mbrojtjes pas problemeve të vazhdueshme dhe ishte solid në këtë pozitë. Ishte i qëndrueshëm në shumicën e rasteve dhe shfrytëzoi aftësinë e tij për ta lexuar lojën e kundërshtarit e për të fituar duelet kur kërkohej. U ndëshkua kur ndërhyri ashpër në Pepen. Meritoi kartonin e kuq, por u fal nga gjyqtari.
Carles Puyol (7.0)
U zhvendos në krahun e majtë për shkak të rotacionit të detyruar të Guardiolas në fazën defensive. Ishte tepër i thjeshtë në veprime, pasi kurrë nuk u vë në telashe nga Ronaldo.
Gerard Pique (8.0)
Qendërmbrojtësi kishte shumë kontakt me topin nën pjesën e parë, përderisa skuadra e tij mbajti posedimin të lartë në top. Figurë kolosiale në mbrojtje, duke bllokuar gjithçka që erdhi në drejtim të tij.
Daniel Alves (6.0)
Natyra e ndeshjes bëri që braziliani të mos shfaqet aq rrezikshëm. Në mbrojtje, ishte i luhatshëm dhe u ndëshkua kur ndaloi në mënyrë të pa lejueshme Di Marian. Ishte vendimtar kur u përjashtua Pepen, pasi kreu punën e tij me reagimin dramatik.
Seydou Keita (6.0)
Punoi qetë në krahun e majtë të mesfushës katalanase.
Sergio Busquets (6.5)
Një prej më të urryerve nga tifozët e Real Madridit pas disa skenave teatrale simuluese në Bernabeu. Megjithatë, ai ishte orkestruesi i mesfushës së Barcelonës, duke bërë që gjërat të duken më të thjesht se sa që vërtet ishin.
Xavi (8.0)
Bëri disa pasime të mira me Messin dhe këto kombinime ishin zgjidhja e vetme për ta thyer mbrojtjen e Realit. Kishte rastin më të mirë kur u vë përpara Casillasit nga një pasim maestral i Messit. Arriti që të vë përpara makinerinë ‘Barcelona’ edhe në pjesën e dytë.
David Villa (7.0)
Edhe pse kolegët tentuan që ta gjejnë me anë të topave të gjatë, ai ishte i izoluar shumicën e kohës. Ishte pranë golit në pjesën e parë – milimetrat ishin në pyetje.
Lionel Messi (10.0) – Njeriu i ndeshjes
JASHTËTOKËSOR, thjeshtë futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Mënyra se si e bëri, eleganca është thjeshtë motiv xhelozie për rivalin e tij nga tabori kundërshtar. Hyjnor…i pa përshkrueshëm.
Pedro (6.0)
Kishte start të mirë në krahun e majtë të Barcelonës, duke tejkaluar disa herë Arbeloan edhe pse nuk arriti të bëjë më shumë.
Zëvëndësuesit
Ibrahim Afellay (7.0)
Dha kontribut të jashtëzakonshëm pasi hyri në minutën e 71-të. Shpërtheu për t’ia servuar në pjatë Messit golin e parë, pasi ia bëri bajat Marcelos.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje
Jude Bellingham thuhet se u tregoi të gjithëve dallimin mes Barcelonës dhe Real Madridit
Marrëveshje shkëmbimi mes Real Madridit dhe Chelseat për Enzo Fernandez - asnjë shumë shtesë
Katër largime nga Milani: Rossonerët po shpëtojnë nga dështakët
Pep Guardiola shikon në Serie A për tri përforcimet e radhës te Man City
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar