Ekipi hulumtues i “CIES Football Observatory” ka zhvilluar një hulumtim të fuqishëm për të vlerësuar mbi bazën shkencore vlerën e transferimeve të futbollistëve profesionistë.

Hulumtimi i bërë nga observeri CIES paraqet listën e 110 futbollistëve të mëdhenj të futbollit me një vlerë të llogaritur prej futbollistëve që kushtojnë më shumë se 40 milionë euro.


Listës i prinë braziliani i Barcelonës, Neymar me një vlerë prej 210 milionë eurove përpara Dele Allit me vlerë 155 milionë, ndërsa në vend të tretë Harry Kane 153 milionë euro.

Vendi i katërt është i rezervuar nga ylli argjentinas, Lionel Messi, që ka vlerë prej 151 milionë euro, ndërsa pesëshen e parë e përmbyll Antoine Griezmann me vlerë 150 milionë.

Futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo, renditet vetëm në vendin e 11 me vlerë prej 112 milionë euro, ndërsa para tij gjenden Luis Suarez, Paul Pogba, Gonzalo Higuain, Eden Hazard dhe Paolo Dybala.

Në listë janë edhe dy futbollistë shqiptar, Granit Xhaka, i cili gjendet në vend të 76 me vlerës 50 milionë euro dhe Elseid Hysaj në vendin e 87 me vlerë 45.8 milionë euro./Telegrafi/

Renditja nga vendi 1 deri 25

1 25

Nga vendi 26-50

26 50

Nga vendi 51-75

51 75

Nga vendi 76-110

76 100

101 110

telegrafi sport app