Koalicioni VLEN ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

"Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës. Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, VLEN ju uron një vit të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje. Ky është një moment i veçantë sidomos për të gjithë fëmijët që sot për herë të parë ulen në bankat shkollore. Për ta fillon një rrugëtim i ri i mbushur me emocione, dije dhe ëndrra, që do të përcaktojë jo vetëm të ardhmen e tyre, por edhe të ardhmen e vendit tonë", shkruajnë nga VLEN.


Nga VLEN thonë se arsimi është themeli i zhvillimit të shoqërisë.

"Këtë vit kemi ndërmarrë hapin e parë konkret me masën “Shporta shkollore”, e cila ul çmimet e mjeteve shkollore dhe lehtëson barrën e prindërve. Ky është vetëm fillimi i një rruge që synon ta bëjë arsimin më të qasshëm, më të drejtë dhe më cilësor për të gjithë. Ju urojmë një vit të mbarë shkollor, plot suksese, dije e buzëqeshje! Urime e mbarësi për nxënësit tanë", thuhet në komunikatën e VLEN-it.