Menjëherë pas deklaratës së përbashkët së Federica Mogherini dhe Johannes Hahn, ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin “përktheu” strategjinë e BE-së për Shqipërinë në situatën aktuale politike në vend.
E pyetur nëse në prill do të ketë një rekomandim për çelje negociatash, Vlahutin dha këtë përgjigje: “E dini që duhet të presim për rekomandimin. Të kemi të njëjtën objektiv që është i njëjti për shqiptarët, që Shqipëria të bëhet shtet anëtar. Në këtë këndvështrim kam përdorur fjalinë e fundit për të thënë që na duhet më shumë përkushtim, punë dashuri për të punuar për atë objektiv që ndajmë të gjithë në Shqipëri. Të qënit të bashkuar është shumë i rëndësishëm dhe kjo duhet të jetë një gjë që nuk e harron askush”.
Mesazhi sipas Vlahutin i strategjisë së sapo prezantuar në BE, është angazhimi konstruktiv në procesin demokratik. “Le t’i kthehemi punës, le të punojmë dhe më fortë, është një pranverë i rëndësishëm për Shqipërinë le të shohim këto instrumente e mundësi të reja, t’i përdorim sa më mirë të jetë e mundur dhe të punojmë së bashku që jetën e qytetarëve shqiptarë ta bëjmë më të sigurtë. Opozita të angazhohet në mënyrë konstruktive në procesin demokratik. Po aq të rëndësishme janë fuqizimi i ekonomisë dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët dhe bashkëpunim rajonal”, u shpreh Vlahutin.
“Shqipëria kë në fakt një mundësi të vërtetë dhe të menjëhershme për të ecur para drejt çeljes së negociatave. Po ashtu procesi nuk vë ndonjë kufi shpejtësie specifik për ecurinë e vendit. Sa më shumë reforma aq më shpejt do të arrini objektivin. Shqipëria ka bërë një gjë të rëndësishme që në fakt i ka marrë pjesë shumë të rëndësishme të kapitujve 23 dhe 24 që i ka bërë pjesë të reformës në drejtësi. Shqipëria ka bërë mjaft punë përpara dhe ka përfituar në kohë për të ardhmen. E mbajmë fokusin te shpejtësia që të mund të arrijë vendet e tjera që janë në negocim”, u shpreh më tej ambasadorja e BE në Tiranë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë