Presidenti rus Vladimir Putin ishte një shofer taksie në kohën e tij të lirë për të përballuar jetesën pas rënies së BRSS, për të cilën ai tha se shënoi fundin e “Rusisë historike”, sipas një dokumentari që do të transmetohet së shpejti në televizionin rus.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një ish-agjent i shërbimit sekret të KGB-së, Vladimir Putin, i cili ka folur me keqardhje për rënien e perandorisë sovjetike në të kaluarën, tha rreth 30 vjet më vonë se ngjarja mbetet një “tragjedi” për “shumicën e qytetarëve”, sipas fragmenteve nga “Rusia. Historia e Kohëve të fundit”.
Fundi i BRSS solli një periudhë paqëndrueshmërie ekonomike që zhyti shumë njerëz në varfëri pasi Rusia e sapopavaruar kaloi nga komunizmi në kapitalizëm.
“Ndonjëherë më duhej të fitoja pak para shtesë”, citohet të ketë thënë Putin në dokumentar, duke shpjeguar se herë pas here punonte si shofer taksie për të plotësuar të ardhurat e tij.
“Dua të them, fitoja para shtesë me makinën, si shofer privat. Është e pakëndshme të flasësh për këtë të jem i sinqertë, por, për fat të keq, ishte kështu”, thotë Putin në dokumentar.
Një shërbëtor besnik i Bashkimit Sovjetik, Putin u tmerrua kur u shemb ai sistem, duke e quajtur dikur “katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit të 20-të”.
“Në fund të fundit, çfarë është rënia e Bashkimit Sovjetik? Është kolapsi i Rusisë historike nën emrin e Bashkimit Sovjetik”, citohet të ketë thënë lideri rus në film.
Rusia ishte qendra e Bashkimit Sovjetik, i cili u zgjerua duke përfshirë 15 republika, që shtriheshin nga Balltiku në perëndim deri në Azinë Qendrore.
Në vitin 1991, i tronditur nga vështirësitë ekonomike, Bashkimi Sovjetik u shpërbë dhe Rusia u bë një vend i pavarur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë
Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'
Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin
Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës
Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë
Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe