LAJMI I FUNDIT:

Vjosa Osmani nderon Shën Terezën për Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Vjosa Osmani nderon Shën Terezën për Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Sot, në “Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë”, kandidatja e LDK-së, për kryeministre Vjosa Osmani, nderoi simbolin universal të dashurisë ndaj njerëzimit, humanisten e madhe shqiptare, Agnes Gonxhe Bojaxhiut – Shën Terezën. Nëpërmjet respektit ndaj figurës së saj, Osmani shpreh mirënjohje edhe ndaj të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë, të cilët na dhanë shëmbëlltyra se si duhet të kultivohet dashuria ndaj njerëzimit dhe i falën atij shumë dashuri.

“Përkushtimi i saj human, të bashkëjetuarit me më të braktisurit e kësaj bote, të varfrit dhe dhe të sëmurët, e kthyen këtë grua shqiptare në shëmbëlltyrë rrezatuese të njerëzimit. Edhe sot, shëmbëlltyra e saj na shërben për vepra paqeje, dashurie e respekti, si dhe për ta përlindur rolin e gruas shqiptare në familje dhe në shoqëri. Nëpërmjet shembullit të saj, bota i njohu vlerat e shpirtit bujar të shqiptarëve. Miku i madh i popullit tonë, ish-presidenti amerikan, Bill Klinton, theksonte se “ishte personaliteti i Nënë Terezës ai që e kishte shtyrë ta njihte e ta donte popullin shqiptar”., thuhet në njoftimin për media.

Sot, më shumë se kurrë, populli ynë ka nevojë për ta kultivuar besimin në njëri-tjetrin dhe rikthejë shpresën, besimin dhe vullnetin për të ecur drejt një të ardhmeje më prosperuese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikimi i bisedës mes Kusarit dhe Radoiçiqit, Kastrati i PDK-së: Me çiftin e Mimozës koalicion a, unë kurrë jo!

Publikimi i bisedës mes Kusarit dhe Radoiçiqit, Kastrati i PDK-së: Me çiftin e Mimozës koalicion a, unë kurrë jo!

Lajme
Miratohet Plani Regullativ për lagjen Kalabria, Rama: Ditë e madhe për Kryeqytetin

Miratohet Plani Regullativ për lagjen Kalabria, Rama: Ditë e madhe për Kryeqytetin

Prishtina
Geci: LVV dhe PDK janë një brum

Geci: LVV dhe PDK janë një brum

Politikë
Në Kosovë nis zyrtarisht Java e Krenarisë - iu dedikohet pjesëtarëve të komunitetit LGBTIQ

Në Kosovë nis zyrtarisht Java e Krenarisë - iu dedikohet pjesëtarëve të komunitetit LGBTIQ

Lajme
Aliu: Animi i Qeverisë për zgjedhjet në Luginë ka qenë gabim

Aliu: Animi i Qeverisë për zgjedhjet në Luginë ka qenë gabim

Politikë
Ramadani i kërkon dorëheqjen e Mimoza Kusarit: ‘Raportimi’ tek Radoiçiq është cenim i sigurisë kombëtare

Ramadani i kërkon dorëheqjen e Mimoza Kusarit: ‘Raportimi’ tek Radoiçiq është cenim i sigurisë kombëtare

Lajme
Kalo në kategori