Kryesuesja e delegacionit të Kosovës në Washington, Vjosa Osmani, ka pohuar se është nder për të që ta përfaqësojë vendin dhe të zgjedhet në Bordin e Rrjetit Global Parlamentar të Bankës Botërore dhe FMN-së, me një përkrahje të jashtëzakonshme nga vende të të gjitha kontinenteve. 

Ajo, ka falënderuar delegacionin e Kosovës për lobimin për anëtarësimin e vendit tek të gjitha shtetet dhe suksesin e madh përkundër garës së ashpër.

“Nder i jashtëzakonshëm për mua dhe vendin që përfaqësoj, Republikën e Kosovës, të zgjedhem në Bordin e Rrjetit Global Parlamentar të Bankës Botërore dhe FMN-së, me një përkrahje të jashtëzakonshme nga vende të të gjitha kontinenteve”, ka shkruar Osmani në Facebook, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë:

Nder i jashtëzakonshëm për mua dhe vendin që përfaqësoj, Republikën e Kosovës, të zgjedhem në Bordin e Rrjetit Global Parlamentar të Bankës Botërore dhe FMN-së, me një përkrahje të jashtëzakonshme nga vende të të gjitha kontinenteve.

Falënderim ndaj delegacionit të Kosovës për lobimin për anëtaresimin e vendit tonë tek të gjitha shtetet dhe suksesin e madh përkundër garës së ashpër.

Rrjeti Global Parlamentar përfshinë rreth 1000 deputetë nga mbi 150 shtete dhe ka për qëllim të qojë përpara ide e projekte që kanë për qëllim investimet në kapitalin njerezor me fokus në rini dhe në barazi gjinore. /Telegrafi/