LAJMI I FUNDIT:

Vjen reagimi i Presidencës pas lajmeve për ndryshim të kufijve, që prekin Kosovën dhe shtetet tjera në Ballkan

Vjen reagimi i Presidencës pas lajmeve për ndryshim të kufijve, që prekin Kosovën dhe shtetet tjera në Ballkan

Pas raportimeve të shumta, kryesisht në mediat në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Slloveni dhe Serbi ku flitej se kryeministri slloven Janez Jansha ka paraqitur një “plan për riorganizimin e kufijve të Ballkanit”, ka reaguar edhe Presidenca e Kosovës.

Ky plan i publikuar në mediat boshnjake fliste për riorganizimin territorial që prek Kosovën, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe shtetet tjera të rajonit.


Në një deklaratë për Telegrafin, këshilltari për media Bekim Kupina ka thënë se nuk i komentojnë artikujt e mediave.

Rrjedh 'dokumenti' i kompletimit të shpërbërjes së Jugosllavisë, përmendet edhe ndryshimi i kufijve të Kosovës
Lexo po ashtu Rrjedh 'dokumenti' i kompletimit të shpërbërjes së Jugosllavisë, përmendet edhe ndryshimi i kufijve të Kosovës

“Sido që të jetë, pas komunikimit me ta, përfaqësuesit e shtetit slloven kanë bërë të ditur se artikulli të cilit i referoheni ju është një lajm i rremë (fake news), ndaj ekzistenca e tij  është mohuar nga autoritetet sllovene”.

Kupina ka thënë se një gjë të tillë e kanë  konfirmuar edhe pas bisedave që kanë pasur me Brukselin.

“Qëndrimi i Presidentes Osmani është i njohur. Nuk pranojmë dhe nuk do të jemi pjesë e asnjë lloj dialogu që temë diskutimi e ka territorin e Republikës së Kosovës, që prekë tërësinë territoriale dhe rendin kushtetues të saj”, tha Kupina. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori