LAJMI I FUNDIT:

Vjen reagimi i fëmijëve të Trumpit pas atentatit ndaj babait të tyre

Vjen reagimi i fëmijëve të Trumpit pas atentatit ndaj babait të tyre

Atentati ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë një tubimi në Pensilvani, SHBA, ka shkaktuar reagime në mbarë botën.

Së fundmi, me anë të postimeve në rrjete sociale kanë reaguar edhe disa nga fëmijët e ish-presidentit.

“Faleminderit për dashurinë dhe lutjet tuaja për babanë tim dhe për viktimat e tjera të dhunës së pakuptimtë të sotme në Butler, Pensilvani”, shkroi Ivanka Trump në X.


“I jam mirënjohëse Shërbimit Sekret dhe të gjithë oficerëve të tjerë të zbatimit të ligjit për veprimet e tyre të shpejta dhe vendimtare sot. Unë vazhdoj të lutem për vendin tonë. Të dua babi, sot dhe gjithmonë”, shtoi ajo.

Gjithashtu, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i djalit të ish-presidentit, Donald Trump Jr, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Ai publikoi një fotografi të babait të tij gjatë tubimit në Pensilvani me gjak në fytyrë dhe grushtin në ajër.

Krahas imazhit shkruhet: “Ai kurrë nuk do të ndalojë së luftuari për të shpëtuar Amerikën”.

Në të njëjtën platformë, Tiffany Ariana Trump falënderoi Zotin që babai i saj është gjallë, duke shtuar se dhuna politike “kurrë nuk është përgjigja”.

“Dashuria dhe mbështetja për babin tim vlerësohet thellësisht. Faleminderit Zot që ke mbajtur gjallë babanë tim. Dhuna politike nuk është kurrë zgjidhja. Zoti e bekoftë Shërbimin Sekret dhe forcat e rendit që ndërhynë pa frikë. Ju lutem përfshini edhe familjet e viktimave në lutjet tuaja. Siç e patë sot, babai im është një luftëtar dhe ai do të vazhdojë të luftojë për ju dhe SHBA-në”, shkroi Tiffany. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Kalo në kategori