Finalistja e edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP Albania’, Dea Mishel, ka reaguar ndaj Luiz Ejllit, i cili gjatë një koncerti në Shkodër, i dërgoi një mesazh për komentet e saja duke e cilësuar këngëtarin si një “mashkull me mentalitet provinical”.
“Je provincical tha se Shkodra është provincë tha. Ajo e kishte zakon edhe çka vinin djem, u hipte e u zbrite për të kaluar, edhe unë i kam thënë kur të jesh brenda loz me gjëra që janë brenda, por jashtë nuk harroj”.
“Kështu, sot kërkoj ndihmën tuaj për t’ia bërë këtë dedikim asaj dhe kujtdo që thotë se Shkodra është provincë”, u shpreh Luizi në skenë dhe filloi të këndonte këngën e “Lulijes” me kontekstin me sharje, kurse te pjesa e sharjes i bashkëngjitej edhe publiku.
Dea Mishel ka bërë një reagim të gjatë në InstaStory, të cilin jua sjellim në vijim:
“E para, unë po jetoja jetën time e lumtur dhe marr vesh që Luiz Ejlli më paska sharë në familje. Turp, burrë 40 vjeç, për një lojë!”.
“E dyta, unë s’kam inate me ty, sepse kam kohë që jam prezentë në TV dhe kam punë të qëndrueshme, madje më bëhet qejfi të punosh e të kesh mundësi sa më shumë. Siç ta kam thënë ‘live’. Po ti i pangopur me famë e vëmendje, vazhdon luftën me mullinj ere”.
“E treta, s’kam thënë kurrë që Shkodra është provincë. E provincat s’kanë asgjë të keqe. Çdo vend është i bekuar! Unë Shkodrën e adhuroj. Kam thënë që ti Luiz ke mentalitet provinciali, që vazhdon e vërteton me këto video. Ja po ta shpjegoj nëse nuk e ke të qartë çfarë është mentaliteti i provincialit mendjengushtësi e shoqëruar me mungesë informacioni që reflektohet në përditshmëri duke mos pranuar njerëz apo opinione ndryshe nga të tuat”.
“Sa për hipje-zbritje njerëzish unë një të dashur kam pasur gjithë jetën dhe kjo s’ka aq rëndësi po është shumë mënyrë e shëmtuar për t’iu drejtuar një vajze kjo që ti zgjedh. Për më tepër ti je një mashkull që ka rënë në dashuri me një vajzë me disa partnerë publikë. Unë nuk gjykoj asnjeri, por nëse dëshiron të gjykosh, fillo nga vetja. E për çdo vajzë qe qesh e duartroket kur një vajzë tjetër ulet, turp!”.
“Thoshe që çdo gjë ishte lojë dhe do të mbaronte brenda shtëpisë. Po ja, ti je prova që njerëzit e këqij nuk ndalen kurrë. Për ty nuk ishte as lojë, as nuk mbaroi aty. Ti e vazhdon urrejtjen që shpërndan, madje kalon në nivele të ulëta të përmendjes së familjes, që unë s’do ta bëj kurrë. Kujdes çfarë i mëson atyre që të ndjekin, sepse ke një lloj impakti në shoqëri. Mos e zmadho urrejtjen që ke ti për gratë, për arsyet e tua.
Nejse s’ke faj ti, kam faj unë që s’të padita për kërcënimin që më bëre, që në atë moment kur e bëre. Kur më premtove që do më zhgarravisje dhe do më krijoje kujtimet më të këqia, për një nominim në një lojë… Do kishe dalë nga shtëpia që atë ditë, shoqëruar nga policia. Por, ti sot ma
kthen këtë më mosmirënjohje. Unë zgjodha të të fal, e paskam bërë gabim”
“Një herë të fundit, mos e përmend më familjen time. Arrite majën, ke statusin si fitues i një populli, mos u bëj i turpshëm”.
Thënë kjo, unë nuk kisha ndërmend të flisja ndonjëherë për ty dhe as nuk do flas më ndonjëherë për ty. Nuk je ne mendjen time. Sot do vazhdoj të festoi ditëlindjen e mamit me familjen time, pavarësisht se ti dhe të gjithë që ishit në atë koncert hodhët gjithë atë vrer drejt nesh dhe më ndërpretë. Gjerat e mia te shenjta mos mi prekni. Jeta ime është e bukur, unë jetoj e plotësuar. Nuk jetoj për klikime, as për t’u pasuruar deri në pangopje”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Jo vetëm që i dha një shikim, Zuckerberg bëri veprimin e radhës kundrejt të fejuarës së Jeff Bezos
Gert Ferra me akuzë ndaj Laert Vasilit: Zure dashnore gruan e drejtorit të Teatrit
Reperi Kodak Black fejohet me Mellow Rackz, pas propozimit romantik
Ish-bashkëshortja e Aldos: E gatshme të futem në Big Brother, mund të ndodh edhe ribashkimi
New York Post publikon foto lakuriq të Melanias, gruas së Donald Trump (Foto +18)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar