LAJMI I FUNDIT:

Vjen Hawaii Entertainment, me shumë risi për skenën muzikore

Vjen Hawaii Entertainment, me shumë risi për skenën muzikore

Ka filluar punën produksioni Hawaii Entertainment, që si emër duket i ri për skenën muzikore shqiptare, por ka në vete producentë të njohur.

Është producenti mjaft me përvojë, Nertil Morina, i njohur si Nurteel, ai që ka prezantuar produksionin e ri në rrjetet sociale.

Nurteeli i cili ka realizuar hite për pothuajse të gjithë artistët shqiptarë, aktivitetin e tij do ta vazhdojë nën ombrellën e Hawaii Entertainment.


Në këtë produksion ai duket se nuk do të jetë i vetmuar, pasi që në një postim është parë me producentin tjetër, Driton Sopa.

https://www.instagram.com/p/BiyqF4xn9Kh/?taken-by=nurteel

Vet Nurteeli thotë se puna e tij do të vazhdojë njëjtë si më herët duke krijuar hite për të gjithë artistët.

“Kur filloj të realizoj ndonjë këngë, synimi është të bëj ndonjë këngë të mirë, bashkë me artistin që do ta performojë. Hitin e bëjnë publiku, detyra jonë është të bëjmë një këngë që i pëlqen publikut dhe me shpresën që i mbijeton kohës”.

https://www.instagram.com/p/BleQRuWhIEq/?taken-by=nurteel

“Hawaii Entertainment do të vijë me shumë risi, por unë do të mbetem i njëjti me prodhimet e mia muzikore. Do të ketë edhe producentë të tjerë dhe bashkpuntorë të shumtë, e po ashtu edhe artistë me të cilët do të bashkëpunojmë”, u shpreh Nurteel.

Producenti ka realizuar hite për shumë artistë si “Ajo” për Getoar Selimin, “Sa tkom dasht” nga Nora Istrefi, disa këngë të 2Ton dhe album për Bleron, e shumicën e estradës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori