LAJMI I FUNDIT:

Vjedhjet gjatë pandemisë në Kosovë, rreth 100 raste gjatë dy muajve të parë të izolimit

Vjedhjet gjatë pandemisë në Kosovë, rreth 100 raste gjatë dy muajve të parë të izolimit
Foto: Ilustrim

Që nga 13 marsi, kur në Kosovë, janë paraqitur rastet e para me COVID-19, e deri më 13 maj, Policia e Kosovës (PK) ka raportuar për 93 raste të kryerjes se veprave penale të vjedhjes.

Sikurse në muajin e parë të izolimit, ashtu edhe në të dytin, shqetësues mbetet fakti se numri më i madh i tyre i takon veprës penale të vjedhjes së rëndë.


Sipas raporteve 24 orëshe të PK-së, gjatë muajit të parë të pandemisë janë raportuar 52 raste të vjedhjeve të ndryshme.

Ndërkaq, gjatë muajit të dytë të pandemisë, janë raportuar 41 raste, që do të thotë se është shënuar rënie e numrit të veprave penale të këtij lloji.

Sipas të dhënave të PK-së, në lidhje me veprën penale “vjedhje”, në muajin e dytë të izolimit për shkak të pandemisë globale “Covid 19”, 4 raste janë shënuar në Pejë, pasuar me 3 raste të shënuara në Prishtinë dhe nga 1 rast në Gjakovë, Prizren dhe Mitrovicë.Ndërkaq, për veprën penale “vjedhje e rëndë”, në lidhje me muajin e dytë, janë raportuar 29 raste.

Tutje, si vjedhje e rëndë, nga 8 raste janë shënuar në Prishtinë dhe në Mitrovicë, 3 raste në Pejë, nga 2 raste në Podujevë, Istog, Deçan, kurse nga një rast në Leposaviç, Fushë Kosovë, Gllogoc, dhe Gjakovë.Mirëpo, gjithnjë sipas të dhënave të PK-së, për të cilat “Betimi për Drejtësi” ka raportuar pas muajit të parë të izolimit, për veprën penale të vjedhjes, ishin raportuar 9 raste dhe atë 3 raste në Prishtinë, kurse nga një rast në Pejë, Vushtrri, Leposaviq, Istog, Prizren dhe Mitrovicë.

Gjithashtu, gjatë të njëjtës periudhë, për vjedhje të rëndë ishin raportuar 38 raste dhe atë 7 raste në Prishtinë, 6 raste në Mitrovicë, nga 5 raste në Prizren e Pejë, 3 raste në Istog, 2 raste në Zubin Potok, kurse nga një rast në Skenderaj, Leposaviq, Shtime, Deçan, Podujevë, Graçanicë, Fushë Kosovë, Suharekë, Klinë dhe Gllogoc.

Sa i përket veprës penale “vjedhje pylli”, PK gjatë muajit të parë të pandemisë ka raportuar për dy raste të tilla dhe atë një në Kamenicë dhe një në Bjeshkën e Moknës, ndërsa për muajin e dytë është raportuar vetëm për një rast në Pejë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndonëse në Pejë, muajin e parë ishte raportuar një rast për veprën penale “vjedhja e shërbimeve” dhe në Prishtinë është raportuar një rast për veprën penale “vjedhje grabitqare”, në muajin e dytë nuk është shënuar asnjë rast nga këto veprave penale, përveç një vjedhjeje në tentativë në qytetin e Prizrenit.Të gjitha llojet e veprave penale të lartpërmendura hyjnë në kuadër të Kapitullit XXVI të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)./BetimipërDrejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori