LAJMI I FUNDIT:

Vjedhja nuk shkoi si kishin planifikuar, hajnat ikën me vrap nga qeni i banesës që e thyen (Video)

Vjedhja nuk shkoi si kishin planifikuar, hajnat ikën me vrap nga qeni i banesës që e thyen (Video)

Qeni i një banese në Surrey të Anglisë, i ka ndjekur katër hajna që e thyen derën dhe provuan të vishnin.

Përpjekjet e tyre nuk shkuan si ishin planifikuar dhe ata u detyruan të largohen me vrap, ndërsa një prej tyre përpiqej ta zmbrapste, transmeton Telegrafi.


“Tentim vjedhje u parandalua nga qeni i banesës, që i ndoqi katër hajna. Ende nuk kemi të arrestuar, sepse nuk po arrijmë t’i identifikojmë” thuhet në raportin e policisë.

Nëpërmjet pamjeve të shpërndara, po bëhen përpjekje të zbulohet hajnat, që besohet se ishin të armatosur me armë të lehta. /Telegrafi/