I vjedhin topat e futbollit, policia interviston dy të dyshuar


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka njoftuar në polici se në garazhe janë vjedhur disa topa të futbollit.
Policia ka identifikuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili dyshohet se e kishte kryer vjedhjen ku pastaj disa topa i kishte shitur te i dyshuari tjetër mashkull kosovar.
Topat e vjedhur janë sekuestruar dhe me urdhër të prokurorit i kthehen pronarëve.
Dy të dyshuarit janë intervistuar, me urdhër të prokurorit ndaj tyre është iniciuar lënda e rastit dhe janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti ka ndodhur në Prishtinë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/05/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































