Disa persona të panjohur kanë vjedhur nga arka e xhamisë para të gatshme në vlerë prej 20-30 euro.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:40 në Hajvali të Prishtinës.

Siç thuhet në raport, personat kanë hyrë brenda duke dëmtuar derën e hyrjes së xhamisë.

“Ankuesi mashkull kosovar, raporton se persona të panjohur kishin dëmtuar derën e hyrjes dhe kishin arrit të marrin nga arka e xhamisë, para të gatshme në vlere rreth 20-30 euro. Nuk raportohet për të arrestuar. /Telegrafi/