Poezi nga: Hans Magnus Enzensberger
Përktheu: Anton Papleka
Ju e dini, Doktor,
Në atë kohë, unë e doja si i marrë.
Çfarë nuk kam bërë
Nga dashuria për të.
Ja epikriza ime. Me kalimin e kohës,
Arrita të kuptoja
Se budallai isha unë.
Ajo nuk i pranonte asnjëherë kërkesat e mia.
Për muaj të tërë, jeta m’u duk fushë me lule,
Pastaj pa pritur e pa kujtuar
Filluan të qarat dhe kërcëllimat e dhëmbëve.
Ajo po luan teatër, thosha me vete.
Ajo don të më frikësojë me ngërdheshjet e saj. Kaq.
Unë ia flaka tuje të gjitha tabletat.
Le të mos i zëmë ngoje tekat e saj.
Ajo nuk vinte kurrë në takim në orën e caktuar!
Mirëpo, Doktor, me gjithë të metat që kishte,
Kisha një dobësi të madhe për të.
Oreksi më është kthyer përsëri.
Sigurisht, nuk ka njeri pa të cilin nuk mund të rrosh.
Kështu, unë do ta shtyj jetën edhe pa të.
Por qysh nga dita që ajo iku, u zhduk,
Qysh nga dita që e kam humbur,
Të flas me zemër në dorë, Doktor,
Qysh nga ajo ditë më mungon diçka.
Ju do të qeshni:
Mua më pëlqen të sjell ndër mend ardhmërinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTurqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër
Ballafaqimi i realitetit diktatorial: Regjisori Mohammad Rasoulof arratiset nga Irani
Çfarë na zbulon portreti i ri i Mbretit Charles III?
Poezia e vlerave
Shkencëtari i madh mysliman i shekullit XI - el-Biruni
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë