“Vizitat e fëmijëve para moshës 3 vjeçare te dentisti të bëhen të detyrueshme”
20 marsi është Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Oral. Kjo është një ditë ndërkombëtare e përcaktuar nga Federata Dentare Botërore që nga viti 2013.
Qëllimi i kësaj dite është për të promovuar ndërgjegjësimin botëror për çështjet rreth shëndetit oral dhe rëndësinë e higjienës së gojës.
Dentisti i fëmijëve Xheladin Ujkani, njëherësh udhëheqës i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Oral, kërkon nga qeveria në ardhje, përkatësisht nga Ministria e Shëndetësisë, që vizitat e fëmijëve te dentisti të bëhen të detyrueshme para moshës tre vjeçare.
“Duke marrë parasysh se dhëmbët e qumështit kompletohen para moshës trevjeçare, nëse jo më herët, kjo do të duhej të ishte mosha më e përshtatshme për vizitën e parë te dentisti dhe kjo të ndodhë edhe në rastet kur të gjithë dhëmbët janë të shëndoshë.
Në rastet tjera, vizitat të bëhen edhe më herët. Prindërit duhet të jenë ndërmjetësues të krijimit të raporteve miqësore në mes të fëmijëve të tyre dhe dentistëve”, thotë Ujkani.
Në hulumtimin e fundit, Ujkani është fokusuar tek mosha mesatare dhe vlerësimi i gjendjes së shëndetit oral tek fëmijët që kanë vizituar dentistin për herë të parë.
Mosha mesatare e fëmijëve ka rezultuar të jetë mosha pesë vjeçare, ndërsa mesatarja e dhëmbëve të prishur tek ky grup i fëmijëve ka qenë mbi dhjetë dhëmbë të prishur.
Sipas Ujkanit, implementimit të këtij programi për vizitat e detyrueshme të fëmijëve te dentisti, duhet t’i paraprijë fillimi i implementimit të ligjit për sigurime shëndetësore dhe trajnimi i stomatologëve për punë me fëmijë.
Po ashtu, dentisti i fëmijëve kërkon edhe nga Ministria e Arsimit që gjatë regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë, të kërkojnë nga prindërit edhe konfirmimin për gjendjen e dhëmbëve, sidomos mollarëve të parë të përhershëm të cilët fillojnë të dalin rreth moshës pesë-gjashtë vjeçare, në fund të harqeve të dhëmbëve të qumështit.
Nga Ministria e Arsimit kërkon edhe ndalimin e futjes së ushqimeve të dëmshme në objektet shkollore, sidomos ushqimet me shumë krip, shumë sheqer dhe pijet e gazuara e po ashtu edhe investimin në ndërtimin e kuzhinave në brendësi të objekteve shkollore, ku fëmijët do të kishin mundësi të ushqehen shëndetshëm.
Sipas tij, kjo do të ndikonte në ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve, shëndetit të përgjithshëm dhe në sigurinë e tyre. /kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur