Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte të martën ishte për vizitë në Kosovë, ndërsa takoi krerët e shtetit, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Presidentja Osmani dhe sekretari Rutte pas takimit mbajtën një konferencë.
Rutte theksoi se NATO mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga Bashkimi Evropian për normalizim të marrëdhënieve dhe se për të arritur një paqe afatgjate, nevojiten kompromise të duhura.
“Stabiliteti në rajon varet nga të gjitha palët që të zgjedhin diplomacinë para dhunës. Zgjidhja për një paqe afatgjatë është politike, dhe në këtë drejtim NATO do të vazhdoj të mbështes normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga BE-ja. Për ta shtyrë përpara këtë dialog të dyja palët duhet të shfaqin fleksibilitet dhe të bëjnë kompromiset e duhura dhe të fokusohen në dobitë afatgjate”, ka thënë Rutte.
Sekretari i NATO-s u shpreh se për të arritur këtë duhen vendime të vështira.
“E kuptoj që kjo kërkon vendime të vështira, por normalizimi sjell stabilitet më të madh. Ky është mesazhi që unë do të vazhdoj ta theksoj para të gjitha palëve në Ballkan”, tha Rutte.
Tutje sekretari Rutte u shpreh se prania e tij sot në Kosovë, është demonstrim i qartë i përkushtimit të palëkundur të NATO-s për siguri afatgjate në gjithë Kosovën dhe pastaj edhe për stabilitetin e rajonit.
“NATO ka mbështetur paqen, stabilitetin në Ballkanin Perëndimor për tashmë 30 vjet me radhë. Përkushtimi ynë mbetet i qëndrueshëm edhe sot i udhëhequr nga KFOR-i që është misioni më afatgjatë dhe më i madh. Trupat tanë të KFOR-it punojnë pa pushim për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, u shpreh Rutte gjatë konferencës për media në Prishtinë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s më tej shtoi se “një rajon më i sigurt i Ballkanit Perëndimor, nënkupton më shumë siguri për gjithë zonën e NATO-s”.
“Duhet ta kemi të qartë qa kemi para nesh. Jemi plotësisht të gatshëm ti përgjigjemi çfarëdo lloj zhvillimi të sigurisë dhe për këtë shpresojmë të shohim një bashkëpunim edhe me të thellë mes institucioneve të Kosovës dhe KFOR në këtë drejtim. NATO do të vazhdoj të luaj rolin e vetë në mandatin e vetë për sigurinë e të gjithëve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in”, deklaroi Rutte.
Ai pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, në një konferencë për media ka folur për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.
Rutte u shpreh se duhet ta bëjnë të qartë se të gjitha palët e sigurisë në rajon duhet të punojnë në të njëjtin drejtim.
“Të njëjtën gjë e thash edhe në Sarajevë. Jemi në kontakt të afërt edhe me z.Vuciq patëm një telefonatë javën e kaluar dhe ai do të më vizitoj në Bruksel së shpejti besoj këtë muaj dhe do të jem shumë i drejtpërdrejtë duke i përçuar mesazhet të gjithë partnerëve që vetëm bashkërisht mund ta sjellim paqen afatgjate në këtë rajon”, tha Rutte.
Sekretari i NATO-s u shpreh se nuk mund të parashikojmë paqe nëse mbesim në të njëjtat probleme për dekada me radhë.
“Pra duhet të ketë zgjidhje politike që kërkon lidership nga të gjithë politikanët. Presidentja juaj këtu që ka pasur ndikim jo vetëm në Kosovë por në gjithë rajonin, dhe gëzon respekt në BE gjithsesi ndihmon. E njëjta gjë vlen për presidencën në Sarajevë por edhe presidentin Vuçiq, pra duhet të punojmë së bashku që ky rajon të arrij paqen afatgjate”, theksoi Rutte.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë të martës ka mbajtur edhe një tryezë diskutimi me gazetarë, ku ka theksuar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës dhe misionit paqeruajtës në Kosovë, KFOR.
Sipas tij, misioni i NATO-s në Kosovë është kyç për sigurinë dhe stabilitetin e të gjitha komuniteteve. Megjithatë, ai nënvizoi se një zgjidhje e qëndrueshme paqësore duhet të jetë politike.
Ndërkaq, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në NATO, për të kontribuuar si një anëtare e përgjegjshme dhe e përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë globale.
“Stabiliteti i rajonit është shumë i lidhur ngushtë edhe me integrimin euroatlantik të vendeve të këtij rajoni. Kosova dhe qytetarët e saj ndajnë vlerat mbi të cilat është ndërtuar NATO. Është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në Aleancë për të kontribuuar si një anëtare e përgjegjshme dhe e përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë globale”, tha Osmani.
Në konferencën e përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, presidentja theksi se Kosova meriton të ulet krah vendeve tjera të Aleancës Veri-Atlantike.
“Në Kosovë gjithnjë do të jeni si në shtëpinë tuaj, një shtëpi e ndërtuar në liri edhe me kontributin e mijëra grave dhe në uniformë të KFOR-it mision ky që mbetet më i gjati, më i madhi, por edhe më i suksesshmi në historinë e NATO-s. Uroj që shumë shpejt Kosova të jetë ulur krah për krah me vendet tjera të NATO-s. Ky popull përpara 25 vitesh u shpëtuar nga NATO dhe tash pret që të jetë krah për krah me NATO-n”, tha ndër të tjera presidentja Osmani.
Tutje presidentja shtoi se Kosova tashmë ka arritur objektivat e NATO-s, por theksoi se për të forcuar këtë, është i nevojshëm një bashkëpunim i vazhdueshëm me aleatët.
“Kosova tashmë e ka arritur objektivin e NATO-s… Për ta rritur këtë na duhet bashkëpunim më shumë me NATO-n. Në këtë rrugëtim jemi shumë të vetëdijshëm me sfidat që po ballafaqohemi si dhe kërcënimet që vazhdojnë të rëndojnë mbi sigurinë e Kosovës dhe gjithë rajonit. Serbia vazhdon të minojë përpjekjet për paqe dhe stabilitet. Beogradi po synon të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por gjithë rajonin. Sulmet në veri të Kosovës dhe sulmet ndaj NATO-s në vitin 2023 të organizuara dhe të mbështetura ndaj strukturave të Serbisë, janë dëshmi e qartë e këtij rreziku”, ka theksuar Osmani.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ka shkruar në platformën sociale X.
Ai ka thënë se takimi u përqendrua në bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Kosovës dhe NATO-s, si dhe në angazhimin e përbashkët për sigurinë rajonale dhe evropiane.
“Ne vlerësojmë bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për sigurinë rajonale dhe evropiane. Theksova gjithashtu progresin e rëndësishëm demokratik të Kosovës”, tha Kurti.
Kryeministri ngriti shqetësimin për ndërhyrjet në zgjedhjet e fundit parlamentaren në vendin tonë, duke theksuar se Kosova, ashtu si shumë vende evropiane, është shënjestër e këtyre sulmeve.
“Serbia, me ndihmën e Rusisë, ka ndërhyrë në proceset zgjedhore të vendit, duke përdorur këtë mjet të përhapur si një kërcënim serioz për demokracinë në kohën e sotme”.
“Megjithatë, si shumë vende evropiane, ne kemi qenë në shënjestër të ndërhyrjeve në zgjedhje, në rastin tonë, nga Serbia me ndihmën ruse, një mjet i përhapur që përbën një kërcënim kritik për demokracinë në epokën aktuale”, shkroi Kurti.
Gjatë vizitës në Prishtinë, Rutte ka takuar edhe komandantin e misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani.
Sipas njoftimit të KFOR-it, gjeneralmajor Barduani ndau pikëpamjet e tij mbi situatën aktuale të sigurisë në rajon, duke theksuar përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës dhe për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Banka Popullore e Maqedonisë: Qytetarët u detyrohen bankave vendase 4,32 miliardë euro

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët