LAJMI I FUNDIT:

Vizita e Lajçakut në Kosovë, krerët e shtetit: Dialogu me Serbinë ka kuptim vetëm nëse përfundon me njohje reciproke

Vizita e Lajçakut në Kosovë, krerët e shtetit: Dialogu me Serbinë ka kuptim vetëm nëse përfundon me njohje reciproke

I dërguari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak një ditë më parë u takua me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, kryeparlamentaren Vjosa Osmani dhe kryeministrin Avdullah Hoti.

Ndonëse Thaçi kishte shprehur haptas dilemën për takimin me Lajçak, ishte i pari që e takoi nga krerët e shtetit, ndërsa kryeministri Hoti u shpreh se është i kënaqur me mesazhet që Lajçak ka përcjellë dhe se do të takohet sërish me të për biseduar për çështjet teknike rreth dialogut.


Lajçak pas takimit me presidentin Thaçi tha se Bashkimi Evropian është i angazhuar që sa më shpejt të rinisë dialogu. Ai tha se dëshirojnë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mandati im është shumë i qartë, të ndihmoj në arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese mes Kosovë dhe Serbisë që do të normalizojë marrëdhëniet dhe do të zgjidhë të gjitha problemet dhe do të jetë e pranueshme për vendet e rajonit dhe vendet anëtare të BE-së. Gjithashtu është e rëndësishme që ky proces i filluar në vitin 2011 nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian të përfundojë me një marrëveshje që normalizon marrëdhëniet midis dy vendeve”,  tha ai, duke shtuar se bashkëpunimi me SHBA-në do të vazhdojë.

“Ne gjithmonë kemi ngushtë me SHBA-të dhe gjithçka që është arritur deri më tani është arritur vetëm në saje të këtij bashkëpunimi. Ky bashkëpunim do të vazhdojë”, tha ai.

Lajçak ka thënë se do të vazhdojë të komunikojë me presidentin Thaçi dhe liderët tjerë politikë në Kosovë.

Ai po ashtu ka njoftuar se do të vazhdojë vizitën e tij edhe në Beograd, ku do të takohet me liderët politikë për të biseduar rreth rifillimit të dialogut.

Ndërkaq, presidenti i vendit, Thaçi ndonëse haptas shprehu dilemat për takimin me të dërguarin e BE-së, pas takimit me të tha se e ka njoftuar diplomatin sllovak për reformat dhe progresin e arritur në Kosovë.

Thaçi u shpreh se procesi i dialogut me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke, derisa ka konfirmuar pjesëmarrjen e palës kosovare në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.

“Diskutuam edhe për angazhimet që zoti Lajcak do t’i ketë për çështjen e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. Çdo përpjekje që çon drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve që nënkupton paqe e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor është e mirëseardhur. E konfirmova pozicionin zyrtar të shtetit të Kosovës, ky proces duhet të fillojë me liberalizimin e vizave, dhe duhet të përmbyllet me njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha Thaçi.

“Ne kemi besim të plotë në SHBA. BE është vonuar në raport me procesin e liberalizimit të vizave dhe duhet të lëvizë më shpejtë. Më 27 qershor Kosova do të jetë në Shtëpinë e Bardhë dhe besojmë në angazhimet e sinqerta të administratës amerikane se në fund edhe SHBA dhe BE do të kenë koordinim të suksesshëm për Kosovën”, u shpreh Thaçi.

Edhe kryetarja e Kuvendit është takuar me të dërguarin e BE-së, duke e quajtur takimin shumë produktiv.

“Patëm një takim shumë produktiv me përfaqësuesin e BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Në emër të Kuvendit të Kosovës, shpreha gatishmërinë tonë që si Kuvend, të luajmë një rol të rëndësishëm mbikëqyrës mbi Qeverinë, e cila është e vetmja që duhet ta përfaqësojë Kuvendin, Kosovën, në këtë proces në përputhje me Kushtetutën e vendit”, ka thënë ajo.

Osmani pas këtij takimi potencoi se dialogu duhet të jetë i barabartë mes palëve dhe se ka kuptim vetëm nëse përfundon me njohje reciproke.

“Nuk ka negocim për territorin e Kosovës. Nuk ka negocim sovranitetin e Kosovës. Nuk ka negocim të rendit tonë të brendshëm kushtetues. Këto duhet të jenë tri parimet e Qeverisë”, ka thënë ajo.

Edhe kreu i ekzekutivit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim përfaqësuesin e BE-së, Miroslav Lajçak, të cilit i tha se janë të gatshëm të rinisin dialogun me Serbinë.

“Jemi të gatshëm për një dialog që përfundimisht mbyllë marrëveshjen dhe çështjet e hapura që kemi me shtetin tonë fqinjë. Për një dialog që çon të njohja reciproke, dhe i hap Kosovës perspektiven euro-integruese  sikur çdo vend tjetër. Është marrëveshje e rëndësishme për Kosovën dhe gjithë rajonin”, tha ai para mediave.

Hoti tha se është i kënaqur me mesazhet që Lajçk ka përcjellë sot dhe për interesimin që ai ka treguar për dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa bëri të ditur se do të takohet edhe një herë me Lajçakun, për të biseduar për çështjet teknike rreth dialogut.

Ndryshe, ditë më parë SHBA-të i kanë bërë ftesë Kosovës dhe Serbisë për një takim në Shtëpinë e Bardhë, më 27 qershor, ndërsa përfaqësuesit e dy vendeve janë pajtuar për takimin në Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori