LAJMI I FUNDIT:

Vizita e fshehtë e Che Guevaras në Tiranë, ish-diplomati zbulon detajet: Erdhi avioni me dy ushtarakët, i pari menjëherë më ra në sy (Video)

Vizita e fshehtë e Che Guevaras në Tiranë, ish-diplomati zbulon detajet: Erdhi avioni me dy ushtarakët, i pari menjëherë më ra në sy (Video)

Një vizitë e fshehtë e Che Guavaras e realizuar në Shqipëri në mars të vitit 1960, zbulohet në dokumentarin “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit Marin Mema.

Në aeroport për ta pritur u dërgua Zeqir Agolli, i cili asokohe mbante një post të rëndësishëm në Ministrinë e Jashtme.


Zeqir Agolli tregon se si e transportoi nga Rinasi në Kryeministri, aty ku zhvilloi një takim me kryeministrin e asaj kohe, Mehmet Shehun.

Me udhëheqësin Enver Hoxha, Che Guavara nuk u takua, zbulon ish-zyrtari i regjimit, shkruan Panorama.

Në një prononcim në dokumentar, ai shprehet: “Unë kam qenë drejtor politik në Ministrinë e punëve të Jashtme për Evropën. Më merr në telefon Kryeministri i atëhershëm Mehmet Shehu, më thirri në zyrë. Më tha: Do të shkosh në aeroport të presësh dy ushtarakë kubanezë. Merre veturën dhe ik”.

“Shkova në aeroport, ishte linja ajrore hungareze, Tiranë – Budapest dhe vice-versa. Erdhi avioni me dy ushtarakët. I pari menjëherë më ra në sy: Bereta e famshme e Che Guavaras. U binda që ishte Che Guavara”, tregon ai, sot 96-vjeç.

“Nuk bëmë muhabet fare se unë spanjisht s’dija. Flas pesë gjuhë por jo spanjishten. Ata nuk folën fare në makinë, i vumë prapa në makinë, unë te shoferi. Mbërritëm në kryeministri, në atë kryeministri që është edhe sot. Edhe shkuam takuam Mehmet Shehun. U përqafuan edhe u ulën. Filluan bisedën. Se çfarë u bisedua se di se ata flisnin spanjisht, unë spanjisht nuk dija. Ndenjën dy orë”.

“Enver Hoxhën nuk e ka takuar për këtë jam i bindur. Vetëm Mehmet Shehun. Asnjë njeri tjetër nga udhëheqja, Enver Hoxha s’merrej me gjëra të tilla, se unë Enver Hoxhën e njoh më mirë nga të tjerët, Enver Hoxha ka ndenjur 9 muaj në shtëpinë time”…

Më tej, Zeqir Agolli tregon edhe dhuratën që i bëri Mehmet Shehu-Che Guevaras pas takimit dhe më tej strehimin në një shtëpi rezidencë që i ishte konfiskuar një familjeje të pasur dibrane.

“Në fund të kur u ngritën, shoku Mehmet i dha një automatik special. U gëzua shumë Che Guevara, e përfaroi Mehmetin për automatikun. Edhe më tha Mehmeti ku ta çonja. Edhe i çova unë. Sa mbërrimë në shtëpi nga ai nga gëzimi i madh nuk priti fare dhe u shtri në qylym, jo në qylym por në avlli që ishte pasanik ai, ishte shtetëzuar shtëpia. Dhe filloi të bënte ‘të të të’ si automatik”.

“Che Guevara nuk ka dalë nga shtëpia, vetëm të nesërmen në mëngjes që shkova e morra unë dhe e përcolla deri në aeroport. Tani natën, është takuar gjë Mehmet Shehu prapë me ata apo jo, unë nuk e di. Në mëngjes prapë me urdhër të Mehmet Shehut, shkova i morra, mbetën shumë të kënaqur”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori