Vizioni i Dybalas – gol dhe asistim mjeshtëror, fillim i mrekullueshëm i sezonit për argjentinasin

Udinese është kundërshtari i parë i Juventusit në sezonin 2021/2022 në Serie A në ndeshjen që zhvillohet në Dacia Arena - Stadio Friuli.
Bianconerët e filluan në mënyrë shumë të mirë takimin duke zhbllokuar rezultatin që në minutën e tretë të takimit.
Juan Cuadrado e pasoi topin në zonë, Rodrigo Bentancur asistoi në qendër dhe Paulo Dybala e futi topin në rrjetë.

Loja e mirë e Zonjës së Vjetër vazhdoi edhe në minutat në vijimin dhe ata ia dolën ta shënonin edhe golin e dytë.
Kësaj radhe ishte vizioni i Dybalas, i cili me një asistim mjeshtëror e gjeti në largësi Cuadradon. Anësori kolumbian lëvizi me lehtësi përballë mbrojtësve kundërshtar dhe e plasoi topin në rrjetë (23’). /Telegrafi/
https://twitter.com/juve_canal/status/1429482974387527683
https://twitter.com/juve_canal/status/1429488036925132802




















































