LAJMI I FUNDIT:

Vivo X50 Pro bëhet smartfoni i parë me sistemin “gimbal” të kamerës

Vivo X50 Pro bëhet smartfoni i parë me sistemin “gimbal” të kamerës

Kamerat e smartfonëve janë avancuar shumë kohëve të fundit, derisa prodhuesit po arrijnë që t’i përshtatin edhe më tutje në mënyra sa më inovative.

Prodhuesi kinez Vivo, i njohur për telefona që janë të orientuar për shkrepjen e fotografive, e ka lansuar telefonin e ri në versionin X50, X50 Pro dhe X50 Pro +, transmeton Telegrafi.


Në dy versionet e fundit, është aplikuar sistemi i kamerave “gimbal”, që nuk është përdorur asnjëherë më parë në ndonjë smartfon.

Fillimisht, gimbal quhet një mekanizëm, i përbërë zakonisht nga unaza të drejtuara në kënde të drejta, për mbajtjen e instrumenti si busulla ose kronometri në mënyrë horizontale, kur është në  anije ose aeroplan në lëvizje.

Vendosja e kamerës në një gimbala, ia mundëson që të merr pamjet më të mira, megjithëse është duke pësuar dridhje të konsiderueshm.

Gimbal Camera System është një modul i vogël gimbal, që e lëvizë kamerën në drejtime të kundërta të lëvizjeve të dridhjeve, duke siguruar imazhe sa më të qarta. Ky sistem e zgjeron këndin e rrotullimit, si dhe zonën kundër lëkundjes, në krahasim me metodat e tjera të stabilizimit.

Versionet X50 Pro dhe X50 Pro + kanë nga një kamerë kryesor 64MP, një lente periskopike 13MP me zmadhim digjital 60X, një njësi 32MP dhe një kamerë me kënd të gjerë 8MP.

Të gjitha specifikat e tjera janë identike, përfshirë ekranin 6.44-inç FHD + Super AMOLED me një vrimë për kamerën selfie 32MP. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Teknologji
Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Teknologji
X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Google ka zhvilluar një model të ri të AI që mund të ndihmojë në parashikimin e motit – përfshirë “detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta”

Google ka zhvilluar një model të ri të AI që mund të ndihmojë në parashikimin e motit – përfshirë “detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta”

Teknologji
Roboti u pyet

Roboti u pyet "a mund ta ndërton vetveten", me përgjigjen i habiti të gjithë

Teknologji
Kalo në kategori