LAJMI I FUNDIT:

Viva Fresh Store njofton qytetarët se nga sot çmimi i vajit do të jetë 1.95 Euro

Viva Fresh Store njofton qytetarët se nga sot çmimi i vajit do të jetë 1.95 Euro

Rrjeti i marketeve Viva Fresh Store ka njoftuar se nga sot çmimi i vajit do të jetë 1.95 cent, ndërsa buka do të jetë 30 cent.

Në njoftimin e bërë për media thuhet subvencionimi për çmimin e vajit do të bëhet në të gjitha pikat e saj në Kosovë.


“Viva Fresh Store ka vendosur që ta subvencionojë çmimin e vajit në të gjitha pikat e saja në krejt Kosovën! Nga SOT, çmimi i vajit do të jetë 1.95 cent! Po ashtu, edhe çmimi i bukës vazhdon të subvencionohet dhe mund ta gjeni për vetëm 30 cent”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sot disa markete në Kosovë kanë ngritur çmimin e vajit, nga 1.60 Euro sa ka kushtuar më parë, çmimi ishte bërë 3.49 Euro.

Për ngritjen e çmimit të vajit ka pasur reagime të shumta në vend, ndërsa Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ftuar Prokurorinë e Shtetit që të marrë veprime kundër këtyre personave.

“Ditëve të fundit dhe sidomos sot kemi vërejtur një ngritje enorme, aspak normale dhe tërësisht të paarsyeshme të çmimeve të produkteve ushqimore bazike të konsumatorëve nga subjektet tregtare. Kjo tendencë për keqpërdorim të situatës e dëmton jashtëzakonisht xhepin e qytetarëve dhe duhet të marrë fund sa më parë”, ka deklaruar ajo. /Telegrafi/