LAJMI I FUNDIT:

Vitin e kaluar në Klinikën e Neonatologjisë u mjekuan 9 mijë e 382 foshnje

Vitin e kaluar në Klinikën e Neonatologjisë u mjekuan 9 mijë e 382 foshnje

Gjatë vitit 2020 në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), u mjekuan 9 mijë e 382 foshnje.

Prej tyre, 8 mijë e 905 foshnje ishin referuar nga Klinika e Gjinekologjisë, kurse 477 të tjerë nga spitalet rajonale, spitalet privat apo nga shtëpia, për shkak të manifestimeve klinike. Kështu kanë bërë të ditur nga Shërbimi Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).


Kurse në hapësirën e destinuar për trajtimin e rasteve të dyshuara apo të konfirmuara me COVID-19, janë pranuar 60 foshnje të lindura, e që 4 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

“Në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë vitit 2020 kanë marrë shërbime mjekësore 9382 foshnje. Prej tyre, 8905 foshnje janë referuar nga Klinika e Gjinekologjisë, kurse 477 të tjera nga spitalet rajonale, spitalet private apo nga shtëpia, për shkak të manifestimeve klinike. Në Kujdesin Intensiv dhe Gjysmë Intensiv të Klinikës së Neonatologjisë, janë trajtuar 1256 foshnje, nga to 512 iu kanë nënshtruar ventilimit mekanik (ventilatorit), ndërsa 512 foshnje tjera janë vendosur në CPAP Nazal (presion pozitiv me oksigjen). Tek 160 foshnje të lindura para kohe, ndërkaq, është aplikuar survanta ( substancë që nuk prodhohet në mushkëritë e foshnjave të lindura para kohe). Në hapësirën e destinuar për trajtimin e rasteve të dyshuara apo të konfirmuara me COVID-19, janë pranuar 60 foshnje të lindura, prej tyre vetëm 4 kanë rezultuar pozitiv”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Në bazë të raportit vjetor, janë kryer 3646 vizita ambulantore, derisa janë realizuar 915 Echokardiografi, 858 Echo të Abdomenit dhe 787 Echo të Sistemit Nervor Qendror.

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori