LAJMI I FUNDIT:

Vitia viziton institutet para-klinike dhe morgun, premton racionalizmin e resurseve njerëzore

Vitia viziton institutet para-klinike dhe morgun, premton racionalizmin e resurseve njerëzore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar të premten institucionet para-klinike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si dhe morgun.

Sipas njoftimit të ministrisë, Vitia ka parë nga afër realizimin e projektit që kishte për qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe investimet në infrastrukturë.


Në këtë projekt në vlerë të 654 mijë eurove, janë të përfshira pajisjet mjekësore dhe inventarizimi i dorëzuar në institutet para-klinike, furnizimi dhe instalimi i tyre, pajiset fikse të mobilizuara, pajisjet lëvizëse të specializuara dhe furnizimet për institutet para-klinike.

Tutje, MSH-ja njofton se gjatë takimit Vitia është njoftuar me shërbimet që ofrohen në këto klinika si dhe ka premtuar se do të merren për bazë kërkesat për investime të mëtutjeshme për përmirësimin e kushteve të punës me qëllim të shërbimeve sa më të mira.

“Shërbimet paraklinike janë shumë të rëndësishme. Jam shumë i interesuar për t’i dhënë një dimension tjetër këtyre shërbimeve. Ne jemi të përkushtuar që çdo nevojë për investime që vjen nga ju së pari, ne t’i përgjigjemi sa më mirë e shpjet që është e mundshme”.

“Jemi duke bërë një plan përveç se investiv edhe në racionalzimin e resurseve njerëzore, krejt kjo për të racionalizuar kohën e cila do të mund të përdorët në të mirë të shërbimit të qytetarëve”, ka thënë Vitia.

Ky projekt ishte paraparë të realizohej në kuadër të bashkëpunimit me Bankën Botërore për rritjen e kapaciteteve për Covid-19, e ku një prej aktivitetet ishte edhe ndërtimi i instituteve para-klinike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori