LAJMI I FUNDIT:

Vitia kërkon nga Prokuroria ta ketë në prioritet hetimin e vdekjes së 26 vjeçarit

Vitia kërkon nga Prokuroria ta ketë në prioritet hetimin e vdekjes së 26 vjeçarit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën kërkoi nga organet e hetuesisë që të zbardhet rasti i të riut nga Gjilani që vdiq në Qendrën e Studentëve në karantinim.

Vitia shprehu ngushëllime familjes e miqve të 26-vjeçarit, ndërsa thekoi se nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës do të ushtrohen të gjitha përgjegjësisë institucionale dhe do të zbardhet në detaje çdo gjë që lidhet me rastin.


Vitia: Kam menduar për dorëheqje
Lexo po ashtu Vitia: Kam menduar për dorëheqje

“Nuk mundemi që si institucion sot nuk mund t’i lejojmë vetes të flasim për gjëra të pavërtetuara dhe të gjykojmë për asnjë element të rastit. Por, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria do të ushtrohen të gjitha përgjegjësisë institucionale, dhe do të zbardhet në detaje çdo gjë që lidhet me rastin, prej angazhimit të Ambasada e Kosovës në Berlin, pritjes e vizitës mjekësore në aeroport e deri te stafi administrues në Qendrën e Studentëve. I bëj thirrje prokurorisë së shtetit që të vendos në prioritetet e saja hetimin e plotë të rastit”, tha Vitia.

Vitia tha se kjo është një fatkeqësi që i ka prekur të gjithë, kurse bëri të ditur se i ndjeri kishte arritur 24 orë para ngjarjes tragjike në Kosovë.

“Me hidhërim të thellë, me ndjenjën më të lartë të ngushëllimit dhe të respektit për dhimbjen e madhe të familjes, po ju adresohem sot në këtë konferencë për media. Kurrë nuk do të kisha dashur, jo veç unë, po asnjë mjek e asnjë politikan nuk do të ishte dashur të fliste për një ngjarje të rëndë e tragjike, si ajo që ndodhi dje, kur humbi jetën i riu nga Gjilani. Ai kishte mbërritur në karantinë 24 orë para ngjarjes tragjike, pasi është kthyer nga Gjermania ku kishte shkuar për të ndjekur studimet. Kjo fatkeqësi na ka prekur të gjithë ne anëtarëve të stafit në Ministri dhe stafin mjekësor”, u shpreh Vitia.

Ai tha se masat e marra janë bërë me rekomandimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë me të vetmin qëllim mbrojtjen e qytetarëve.

“Ngjarja pikëlluese më ka prekur shumë thellë edhe mua personalisht. U bënë rreth dy muaj me këtë atmosferë pandemie dhe kërcënimi prej virusit. Ka një kohë të gjatë me trysninë e masave mbi jetët tona, mbi përditshmërinë tonë. Një kohë e gjatë me kufizimin e lëvizjes, të punës dhe me detyrimin e mbylljes. Nuk është as qetësuese dhe as e lehtë mbyllja. Por, masat kanë qenë të detyrueshme, e i kemi ndërmarrë si në të gjitha vendet e tjera, duke u bazuar në kërkesat e specialistëve të fushës, Organizatës Botërore të Shëndetësisë me të vetmin qëllim mbrojtjen e qytetarëve tanë. Dje kur po ndërtonim raportin mbi të dhënat pozitive që po vinin ditët e fundit nga Instituti u njoftua për këtë ngjarje tronditëse”, tha ministri i Shëndetësisë.

Sekretari i Përgjithshëm i MSh -së, Naim Bardiqi, gjatë konferencës ka thënë se 26-vjeçari i cili vdiq në Qendrën e Studentëve, nuk ka paraqitur asnjë dokument që do të vërtetonte se vuan nga ndonjë sëmundje.

Sadiku ka thënë se për largim nga karantina, është një procedurë standarde adminstrative ku tha se lirohen personat që vuajnë nga sëmundje kronike.

“Është një procedurë standarde administrative që realizohet për të liruar personat që vuajnë nga sëmundjet kronike. Sa i përket të ndjerit, nuk e kemi pasur as edhe një dokument që do të vërtetonte për një të vetmen sëmundje të tij”, tha Bardiqi para mediave.

Ai bëri të ditur se kanë ngritur një procedurë standarde administrative, ku janë disa kategori të përsonave që vijnë nga jashtë Kosovës, që mund të lirohen nga karantinimi.

“Në bazë të dokumentacionit mjekësor të këtyre personave: personat me probleme shëndetësore duke përfshirë edhe sëmundjet kronike, personat e moshës mbi 70-vjeç, fëmijët nën 18-vjeç që janë pa shoqërinë e prindërve, profesionistët që do të jenë në shërbim të parandalimit dhe luftimit të COVID-19, personave që hyjnë në RKS dhe janë përcjellës për varrime të familjarëve të tyre, këta janë ata që vetkarantinohen dhe nënshkruajnë një deklaratë betimi, janë tërësisht në vlerësimin e ekipeve në terren dhe nuk është pjesë subjekt i vendimit të ministrit të Shëndetësisë”, tha Bardiqi. /Telegrafi/

Flet babai i 26-vjeçarit nga Gjilani qe vdiq në Qendrën e Studentëve

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori