Ajo e mori këtë detyrë që me ardhjen e Qeverisë Kurti në pushtet më 3 shkurt të vitit 2020, gjersa vazhdoi më pas me po të njëjtën edhe në Qeverinë e dytë të themeluar brenda vitit, të udhëhequr nga Avdullah Hoti.
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora, Dumoshi, e përmbylli një vit plot me suksese, ani pse i gjithë globi u përball me një vit fatkeq me ballafaqimin e një pandemie globale, si ajo e COVID-19.
Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Ministraj Dumoshi ka treguar në tërësi se si ka qenë 2020-ta për të, dhe disa nga pikat e përmbushura me sukses nga Ministria që ajo e udhëheqi.
“Si ministre është vërtet një përgjegjësi të cilën e kam marrë, edhe pse ky vit ka qenë një vit mjaft sfidues, me ballafaqimin e një të panjohure, virusit COVISD-19, por si Ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, jemi munduar ta japim më të mirën, duke implementuar së pari programin e Qeverise së Republikës së Kosovës, në pjesën e kulturës, rinisë, sportit dhe trashëgimisë dhe besoj që pe kurorëzojmë këtë vit me shumë vendime të cilat janë marrë, qoftë në rini, qoftë në kulturë, qoftë në trashëgimi dhe sport, janë dokumente të cilat janë hartuar, pra dokumentet bazë të cilat duhet të jenë në projektligje. Projektligji për Filharmoninë dhe Operën është aprovuar tash është i gatshëm edhe Projektligji për Rininë, pastaj për QKK-në dhe për trashëgimi. Dhe në këtë aspekt, ne kemi përmbush pothuajse 80 për qind agjendën tonë të cilën e kemi pas”, ka thënë Vlora Dumoshi për Telegrafin.
Për fatin tonë të keq, 2020-tam mori da nga emrat më të mëdhenj të kulturës shqiptare.
Nexhmije Pagarusha, Leze Qena, Adem Mikolluvci, Shahindere Bërlajolli, Violeta Reegjepagiqi e Ismet Peja janë vetëm disa nga emrat e mëdhenj që do t’i mungojnë gjithmonë skenës, e që viti famëkeq i mori nga kjo jetë.
Ministrja e Kulturës thotë se pavarësisht sfidave që solli pandemia, u mundua në maksimum që përcjelljen e këtyre figurave për në banesën e fundit ta bëjë në mënyrë sa më dinjitoze dhe respektuese ndaj familjarëve.
“Sigurisht që çdo humbje të sjell trishtim, e sidomos njerëzit që kanë kultivuar këtu në aspekte të ndryshme kulturore. Secili emër është i përveçëm, i cili ka dhënë kontribut qoftë në skenën muzikore si: Nexhmije Pagarusha, e cila ka lënë një trashëgimi të shkëlqyeshme mbas, dhe besoj që zëri i saj do të jetë gjithmonë me ne edhe gjeneratat të cilat do të vijnë, do te jetë trashëgimia më e mirë e jona, gjithashtu aktorja Leze Qena, aktori Adem Mikullovci, pastaj Violeta Regjepagiqi, Shahinderja me zërin e saj, pastaj kemi pasur edhe shkrimtarë, rapsodë, kemi pasur edhe sportistë që i kemi humbur. Sigurisht që si Minsitre e MKRS-së, por edhe si qytetare e këtij vendit, ka qenë një trishtim, një shqetësim, sidomos në kohë pandemie, sepse njerëzit i kushtohen dhe i përkushtohen një jete të tërë duke dhënë më të mirën për vendin e vet, edhe pjesa e vdekjes është pjesa e fundit dhe njerëzit duhet ta tregojnë respektin. Për mua ka qenë një shqetësim dhe jam angazhuar me mundësitë të cilat i kemi pasur në atë kohë, në kohë pandemie, sado pak të tregojmë respektin për punën e tyre”, ka thënë Vlora Dumoshi.
Përtej angazhimeve të përditshme dhe karrierës politike, shumë prej njerëzve mund t’iu interesojë edhe se si është një ditë e zakonshme e Ministres së MKRS-së.
Në vazhdimësinë e intervistës për Telegrafin, ajo thotë se në përditshmëri është as më pak se as më shumë se Vlora e zakonshme…
“Unë sigurisht që jam Ministre e MKRS-së, por mbi të gjitha unë jam Vlora, jam si gjithë njerëzit tjerë, e cila e ka marrë një post, edhe ka një përgjegjësi ndaj postit dhe punës që bën. Jam munduar gjithmonë të sjell më të mirën, sigurisht dita ime fillon shumë herët në mëngjes, sepse zgjohem herët. Tash në një far forme si nënë e dy fëmijëve, jam vetëm, sepse dy fëmijët janë jashtë, sidomos ka qenë sfidë për mua në këtë kohë pandemie pasi që edhe në vendet ku ata jetojnë, janë vende që janë prekur nga virusi, por fokusimi im është tërësisht në punë. Tash Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk ta jep ndonjë hapësirë që të kem kohë vetëm për veten, sepse duhem me u përfshi në punë që i kemi në të gjithë Kosovën, në kapitale, duke nënshkruar shumë memorandume. Pra është një sfidë në vete, një punë mjaft e lodhshme me thënë të drejtën dhe shumë pak kohë për vetveten”, thekson Dumoshi.
Duke qenë Ministre e Kulturës, mund ta shohim shpesh nëpër evente dhe ngjarje të ndryshme kulturore, por pak dijmë për shijet e saj muzikore.
Ministrja thotë se dëgjon të gjitha zhanret e muzikës, që nga ajo tradicionalja e deri te modernja e ditëve të sotme.
“Kur kam qenë e re jam marr shumë me sport, pastaj jam marr edhe me vallëzim, me vallen shqipe, kam qenë pjesë e shoqërisë akademike atëherë te Universiteti ‘Ramiz Sadiku’, në grupin e valleve dhe grupin e këngëve. Ne në shtëpinë tonë kemi dëgjuar shumë këngë shqipe, pastaj është kënduar shumë kënga e vjetër qytetare, nga gjyshja ime e ndjerë, pastaj nga babai im. Sigurisht që këngët popullore tonat qytetare popullore, pastaj duke u rrit grupet e ndryshme të njohura të cilat në atë kohë kanë qenë më të mira, i kemi dëgjuar, pra me hapat e zhvillimit të muzikës. Dëgjoj edhe rap, sepse jam e detyruar, sepse kur rritesh me dy djem, edhe Eminemin, i kam ditur të gjitha këngët e tij, edhe të artistëve të ndryshëm, që fëmijët i kanë pasur pasion, pastaj kiçerat. Kështu që kur ke fëmijë, iu bashkohesh fëmijëve edhe me shijet e tyre. Muzika s’ka kufij edhe e dëgjoj me shumë ëndje. Të gjitha llojet e muzikës, deri te kjo e sotmja rap, ose këto vajzat tona qe janë shume të shkëlqyeshme dhe që na bëjnë krenar, qoftë në pjesën e muzikës serioze, sopranot, tenorët tanë, pastaj vajzat të cilat i kemi: Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexha pastaj Ramë Lahajn, Besa Llugixhi, kemi shumë emra. Më e mira e këtij vendi është që kapacitetet janë të mëdha, kemi rini edhe njerëz të cilët po shkollohen jashtë edhe mundësitë po i kanë më të mëdha tani”, tha Vlora për Telegrafin.
Duke mbërthyer pas vetes një vit të suksesshëm si Ministre e MKRS-së, Dumoshi për Telegrafin dha një mesazh dhe urim për të gjithë lexuesit, me shpresën që viti 2021 t’i gjejë të gjithë në paqe dhe harmoni.
“Unë me këtë rast të gjithë lexuesit e portali Telegraf, ju uroj Vitin e Ri kudo që jeni, duke iu uruar shëndet së pari, lumturi në familjet e juaja, gjithashtu të gjithë bashkatdhetarëve të cilët jetojnë jashtë dhe informacionin e marrin përmes Telegrafit dhe portaleve te tjera, ju uroj shëndet dhe punë të mbarë. Kështu që 2021 të jetë sa më i mirë për këtë vend, dhe ky vend do dashuri dhe dashuria jemi ne që duhet t’ia japim”, përfundon Vlora Dumoshi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës
“Është budalla, e rrah gruaja”, Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s’kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike “Provocativo”
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri
Albërie Hadërgjonaj rrëfen mes emocionesh: Burri më tradhtoi në burg, u bëra 40 kile nga mërzia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje