Viti i Ri 2010, festime në Zelandë të Re dhe Australi

Evropa feston Vitin e Ri dhe çdo shtet në mënyrën e vet. Në Madrid provat përfunduan që një ditë më parë e gjithçka është bërë gati me kohë për numërimin mbrapsht në Porta del Sol mes haresë, muzikës e ushqimit tradicional.
Banakët ambulantë kanë qenë hapur deri në orët e fundit në Vjenë ku si cdo vit muzika klasike dal vivo tërheq më të apasionuarit. Në kryeqytetin e valsit, Viti i Ri pritet me një program të ngjeshur koncertesh. Aty dhe në kryeqytete të tjera në tavolinën e fundvitit nuk mungon mishi i derrit i pregatitur në forma e madhësi nga më të ndryshmet, pavarësisht nga gripi vdekjeprurës që mban emrin e tij.
Përgatitjet kanë qenë të ethshme dhe në Shans Elize ku festa është e ethshme, por jo pa tensione. 8 mijë policët në rrugë tentojnë të evitojnë zënka e zjarrvënie natën e ndërrimit të viteve. Kësaj here presidenti Nicolas Sarkozy i dha udhë një viti të ri ekologjik. Energjia e përdorur për ndriçimin do të jetë e barabartë me atë të konsumuar nga dhjetë familje.
Me kohë përgatitjet përfunduan dhe në ‘Times Square’ në New York, ku viti i ri shkel ndërsa në Evropë zbardh agimi i ditës së parë të 2010. /alsat/











































