LAJMI I FUNDIT:

Vitesse publikon dokumentar për yllin tonë: Kosovari, Milot Rashica

Vitesse publikon dokumentar për yllin tonë: Kosovari, Milot Rashica

Milot Rashica pa dyshim është lojtari më me zë i Kosovës momentalisht dhe këtë e ka arritur fal paraqitjeve të tij në Bundeligë me Werder Bremenin.

Ish-klubi i tij, Vitesse, nuk e harron talentin e njohur që lidhet me disa klubet të mëdha, ku sot ia ka publikuar një dokumentar.


Gjithçka nisi me 4 tetor kur Miloti kishte udhëtuar nga Holanda për një Kosovë për të luajtur një ndeshje.

Gazetari e pyet për fushën e Feronikelit dhe stadiumin, ndërsa Miloti thotë se kjo është shtëpia e tij dhe ndjehet mirë edhe pse kushtet nuk janë aq të mira.

Në ktë dokumentar flasin dy prindërit e tij, që kanë treguar edhe për fillimin e karrierës dhe çdo gjë tjetër.

Madje nëna e tij e ka treguar edhe një rrëfim të dhimbshëm nga lufta, duke treguar se si i kishte rënë Miloti nga duart në ujë.

“Miloti ka qenë dy vjeçar dhe ka pas shumë frikë prej luftës, edhe kur kem shkuar në katund nalt ka pas rekë (lum) edhe Miloti më ka ra prej duarve në ujë. Ka qenë shumë vështirë pasi Miloti ka qajtë shumë,” ka thënë nëna e Rashicës në dokumentarin që u publikua sot nga klubi i Vitesses.

Për Milotin flasin edhe bashkëlojtarët dhe dy trajnerët e tij të parë, Mehmet Kurda dhe Ismet Munishi.

Ky i fundit edhe në atë kohë kishte besim që Miloti do të luajë në klube të mëdha.

Më poshtë e gjeni dokumentarin e plotë të titulluar: “Vitesse documentaire: Milot Rashica, een Kosovaar! “.

Rashica u largua nga Vittese në vitin 2018 drejt Werder Bremenit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bundesliga
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Ligue 1
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori