LAJMI I FUNDIT:

Vitamina E kundër kancerit të mëlçisë

Vitamina E kundër kancerit të mëlçisë

Bademet, arrat, kajsitë e thata dhe frutat e ngjashme me sasinë e vet të madhe të vitaminës E ndihmojnë në luftën kundër kancerit të mëlçisë.

Kanceri i mëlçisë është shkaku i tretë më i shpeshtë i vdekjes nga kanceri në botë, njëkohësisht edhe forma e pestë më e shpeshtë e karcinomës te meshkujt dhe e shtata te femrat.


Pasi që Kina zë vendin e parë famëkeq në botë me gjithsej 54 për qind të të sëmurëve nga kanceri i mëlçisë, nuk çudit as fakti që pikërisht ata janë më së shumti të orientuar në gjetjen e zgjidhjeve për reduktimin e rrezikut për të pasur kancerin e mëlçisë.

Hulumtimi i kryer në më shumë se 130 mijë të anketuar ka treguar që konsumimi i frutave arrore dhe atyre me bërthamë të fortë si bajamet, arrat, kikiriku dhe kajsitë e thata janë parandalimi më i mirë në luftën kundër kancerit të mëlçisë.

Nivelet e larta të vitaminës E në këto fruta veprojnë në mënyrë efikase në organizëm në vitet e mesme dhe të vonshme dhe mbrojnë edhe sytë në moshën më të vjetër.

Kanceri i mëlçisë përndryshe më së shpeshti sulmon njerëzit në vendet në zhvillim, sepse madje 85 për qind e të sëmurëve janë nga këto vende.

Shkencëtarët tashmë një kohë të gjatë e kanë të qartë që kjo formë e kanceri zhvillohet më së shpeshti për shkak të ushqimit kualitativ të pamjaftueshëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori