LAJMI I FUNDIT:

Visar Zhiti nxjerr nga dosja e burgut, kartolinën për Frederik Reshpjen

Visar Zhiti nxjerr nga dosja e burgut, kartolinën për Frederik Reshpjen

“I dashur Fredi! C’mëkat ti urosh shkrimtarit gëzuar, vitin kur e dimë që ai rrallë herë gëzohet. Ju uroj vjersha të bukura, romane mermeri, përralla të arta”!

Kështu i shkruante në kartolinën e dërguar në dhjetor të vitit 1974, Visar Zhiti, poetit Frederik Reshpja.


Adresa ku duhet të mbërrinte kartolina ishte Lidhja e Shkrimtarëve ose shkolla “Gjok Mazi” në Shkodër.

”Kjo kartolinë e thjeshtë bën pjesë në Dosjen e dënimit tim dhe është nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Na burgosën dhe ndanë… por Poezia dhe Dhembja kanë fuqi shelbuese, përndritëse dhe paqeje”, shkruan Zhiti.