Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka përkujtuar referendumin e vitit 1991, ku 99.87 e qytetarëve votuan për Republikën e Kosovës.
Ymeri përmes një postimi në Facebook ka konsideruar se vota në referendumin e para 25 viteve, ka qenë përpjekja demokratike për çlirim kombëtar, por që ra në vesh të shurdhër te ndërkombëtarët dhe që çoi pastaj tek Lufta Çlirimtare.
Ai ka shtuar se shpallja e pavarësisë më 2008, pa e përfshirë popullin në të as si përpjekje çlirimtare e as si aktualitet demokratik, bëhet një zë i pavarësisë paradoksalisht i shkëputur nga trupi e nga truri që kanë nevojë për atë pavarësi.
Ymeri thekson se çdo përpjekje për normalizim të pabarazisë, të diskriminimit, apo të heqjes së sovranitetit të një populli, në këtë rast popullit tonë, e cenon të ardhmen paqësore të regjionit.
Postimi i tij i plotë:
“Përkujtojmë sot 25 vjetorin e Referendumit për Republikën e Kosovës. Në atë referendum qytetarët e Kosovës morën pjesë masivisht, 87.01%, e prej pjesëmarrësve, 99.87% votuan PËR. Ajo votë ishte shpallje e vullnetit për liri të një populli të shtypur e të diskriminuar nën Jugosllavi, të një populli të rënë pre e hegjemonisë shoviniste dhe e racizmit shtetëror të Serbisë.
Ajo votë në referendum ishte përpjekja demokratike për çlirim kombëtar, përpjekje e cila ra në vesh të shurdhët ndërkombëtarisht, gjë që çoi tek Lufta Çlirimtare. Mësimi është i vlefshëm ende sot, në kohën kur referendumet po i lejohen shtypësve, por nuk po i lejohen të shtypurve. Ky mësim është i tillë: Asnjë popull në botë, pra as shqiptarët, nuk durojnë të jenë të pabarabartë.
Nuk durojnë të trajtohen si kusur, për shuarjen e apetiteve gjeopolitike të tjetërkujt. Çdo përpjekje për normalizim të pabarazisë, të diskriminimit, apo të heqjes së sovranitetit të një populli, në këtë rast popullit tonë, e cenon të ardhmen paqësore të regjionit. Ndaj të mos përsëritet gabimi që u bë duke mos e dëgjuar zërin e të shtypurve, në Referendumin për Republikën e Kosovës në vitin 1991.
Shpallja e pavarësisë më 2008, pa e përfshirë popullin në të as si përpjekje çlirimtare e as si aktualitet demokratik, bëhet një zë i pavarësisë paradoksalisht i shkëputur nga trupi e nga truri që kanë nevojë për atë pavarësi. Ky zë i shkëputur nga trupi e nga truri i kombit, flet fjalët e tjetërkujt.
Ajo shpallje e ka futur Kosovën në një proces dialogu pa principe e të pakushtëzuar, a thua se dekadat e diskriminimit, shtypjes dhe racizmit, na qenkan shkaktuar si pasojë e mungesës së komunikimit mes palëve. Ne e dimë se ai racizëm e diskriminim rrënjët i ka në prirjen e një segmenti të rëndësishëm të politikës serbe për të hegjemonizuar Ballkanin Perëndimor, dhe pa u këputur ato rrënjë, asnjë dialog nuk mund të prodhojë normalizim, pasi do të mbetet dialog mes kasapit edhe viktimës.
Sot, qeverisja e Kosovës është bërë qeverisje kompromisesh me Serbinë. Është lëshim pe e shpesh edhe gjunjëzim para saj. Por, sot populli është i gatshëm që të marrë pjesë në çështjet kryesore të Republikës, pavarësisht se e drejta për referendum po u mohohet me kushtetutë. Këtë gatishmëri po e tregon me pjesëmarrje në protesta, ku masivisht dhe vendosmërisht e ka ndalur këtë Qeveri në jetësimin e planeve të përbashkëta me Serbinë, sigurisht të dëmshme për Kosovën”(sic.)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një person nga Shqipëria ka paraqitur dokumentin e udhëtimit të një personi tjetër
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Çmimet e banesave në Manastir shkojnë në nivele rekord, 1600 euro për metër katror
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?
Viti, vidhet një kasafortë me para
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur