LAJMI I FUNDIT:

Virusi dhe kostoja e jetesës

Virusi dhe kostoja e jetesës

Jemi munduar shumë të bëjmë krahasimin e kësaj krize ekonomike me ato të mëparshmet, dhe jo sa duhet të kësaj epidemie me paraardhëset.

Sidoqoftë, nëse kërkojmë në këtë drejtim, zbulojmë shpejt diçka që duhet ta na bëjë ta shohim më qartë rrugën përpara.


Në epidemitë e mëparshme, në mijëvjeçarë, jeta e njeriut, përveç asaj të të fuqishmëve, nuk llogaritej shumë; ishte e shkurtër, pa asnjë vlerë reale, as ekonomike dhe as ide psikologjike. Meqenëse nuk kishte asnjë mënyrë terapeutike për të mbrojtur jetën, mbetej thjeshtë “dorëheqja”. Për më tepër, në shumicën e qytetërimeve, interesi për jetën përcaktohej nga forma të ndryshme të fesë.

Kur filluam të kishim mjete e të mbrohemi, u shpikën vaksinat, ne në shumicën e situatave vazhduam të jetonim si më parë, të ndërprerë vetëm nga epidemitë. Sot kemi ardhur në një situatë rrënjësisht të re: në disa nga vendet më të pasura, jeta është bërë me një vlerë të pafundme. Jo vetëm sepse jetojmë shumë më gjatë. Jo vetëm sepse aftësia prodhuese e secilit është më e rëndësishme se kurrë; por mbi të gjitha sepse, ideologjikisht, etikisht, nuk pranojmë më të masim vlerën e jetës me kritere ekonomike.

Në shumë vende tjera, madje edhe ndër më të pasurit, kujdesi është ende i racionuar, në mënyrë të nënkuptuar ose shprehimisht. Dhe, ka shumë vende, jo domosdoshmërisht të njëjta, që nuk pranojnë të vendosin shëndetin e njerëzve para funksionimit të ekonomisë. Ky është veçanërisht rasti në Brazil. Ca më pak e qartë në ShBA, ku presidenti është i fiksuar me çmimin e aksioneve.

Debati është shumë i qartë. Ne kemi parë gjyshërit të thonë që ata ishin të gatshëm të vdisnin, duke e ekspozuar veten në epidemi, në mënyrë që fëmijët dhe nipërit e tyre të mund të kishin punë. Me fjalë të tjera, në këto vende, kërkesat e shëndetit dhe ekonomisë janë kontradiktore. Kjo na çon në një pyetje marramendëse, që rrallë shtrohet në mënyrë të qartë: çfarë rreziqesh jemi të gatshëm të marrim, individualisht dhe kolektivisht, në të tashmen dhe të ardhmen, që shoqëria jonë të funksionojë çdo ditë?

Përgjigja është e qartë: ka mjaft nga ata që janë të gatshëm për të ndërmarrë rrezik kur të tjerët nuk kanë zgjidhje. Përkundër këtij fakti, sa më mirë që një shoqëri mbron dhe shpërblen këto njerëz, ekspozimi i rrezikut të të cilëve është jetësor për të tjerët, aq më mirë i mbron të tjerët nga rreziqet.

Që shoqëria të funksionojë, natyrisht, ajo para së gjithash duhet të jetë në gjendje të mbrojë sa më fort ato persona, puna e të cilëve është jetike për funksionimin e saj dhe nuk mund të bëhet nga distanca.

Dhe, duhet prodhuar gjithnjë e më shumë pasuri dhe punë në këta sektorë të mbrojtjes, parandalimit, për të siguruar të tashmen dhe të ardhmen; sektorë të cilët, drejtpërdrejt ose indirekt, u është dhënë misioni i mbrojtjes së jetës: shëndetësia, ushqimi, ekologjia, higjiena, arsimi, siguria, tregtia, informacioni; dhe shumë të tjerë.

Ne duhet të kuptojmë se këta sektorë të ekspozuar, të cilët sigurojnë kushtet për funksionimin jetësor të shoqërive tona, janë në mes të trazirave. Deri para pak kohësh, ato janë trajtuar vetëm si shërbime dhe për këtë arsye nuk kishin ndonjë potencial rritjeje.

Risia, lajmi i mirë, është se ato në këtë kohë janë kthyer jo vetëm në shërbime, por edhe në industri, të afta për të rritur produktivitetin e tyre. Tani ne e kuptojmë më mirë mbështetjen që atyre u duhet dhënë për të përmbushur misionin e tyre. Duke bërë çdo përpjekje që punëtorët dhe industritë e jetës të marrin vendin që u takon ne do të shpëtojmë kombet, civilizimet dhe ekonominë.

Ndërsa presim që një strategji e tillë të ndërtohet, mbase mund t’u rekomandojmë atyre që kanë privilegjin të punojnë ndërsa janë të kufizuar, të kushtojnë pak nga koha e lirë (të paktën nëse e kanë) dhe të pyesin në veçanti se si mund të jenë të dobishëm, me punën e tyre ose jashtë punës së tyre, pa u ekspozuar vetë, për ata që ekspozojnë veten e tyre. Kështu, duke nisur me këtë mënyrë modeste, ne duhet të shërbejmë për mbijetesën e qenieve njerëzore. /Mapo/

Në trend

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori