LAJMI I FUNDIT:

Von Cramon komenton “non paper-in” e fundit: Propozimi për veriun e Kosovës, duket si statusi i Tirolit Jugor

Von Cramon komenton “non paper-in” e fundit: Propozimi për veriun e Kosovës, duket si statusi i Tirolit Jugor

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka folur për “non paper” e fundit, dokument ky i pretenduar që flet për një status special për veriun e Kosovës.

Viola Von Cramon për RTV Dukagjinin ka thënë se nuk e di nëse ky dokument që pretendohet se është franko-gjerman ka mbështetje jo-zyrtare.


“Ajo që propozohet në atë dokument [non-paper] duket si statusi i Tirolit Jugor në Itali që zgjidhi problemet bilatarele mes Italisë dhe Austrisë. Mund të jetë një model i suksesshëm, por duhet të jetë i personalizuar duke marrë specifikat e situatës në Kosovë. Të presim e të shohim, por unë i ftoj diplomacitë evropiane të rrisin shkallën e koordinimit për të evituar çdo keqkuptim”, deklaroi eurodeputetja gjermane, përcjell Telegrafi.

Von Cramon shpreson në zhbllokim të dialogut me rastin e vizitave të Kurtit e Vuçiqit në Bruksel.

Ajo thotë se është e lumtur që tashmë shkëmbimi i territoreve është hedhur poshtë nga SHBA dhe BE.

“Jam e lumtur që tashmë çfarëdo shkëmbimi i territoreve është jashtë tryezës”, deklaroi më tej Von Cramon.

Në pak javë janë paraqitur dy dokumente fantazmë [non-paper], derisa analistët vlerësojnë se ato dëshirojnë ta matin pulsin e opinionit publik.

Edhe në të kaluarën, Tiroli jugor është përmendur në qarqe diplomatike si një model i mundshëm për veriun e Kosovës, por që nga Kosova është refuzuar kategorikisht.

Tiroli Jugor është provincë autonome në veri të Italisë që kufizohet me Austrinë dhe e populluar nga gjermanfolës.

Shkalla e lartë e autonomisë për këtë regjion që përbëhet nga 115 komuna, e shndërron atë në, de fakto, krahinë autonome.

Në Tirolin jugor italianët dhe gjermanët kanë shkollat e tyre respektive dhe përgjithësisht frekuentojnë lokale e restorante të ndryshme nga njëri-tjetri.

Por, rajoni gëzon një autonomi të gjerë dhe tepër bujare nga Roma, gjë që ka ndihmuar qeverinë italiane të zbusë ndjenjat separatiste në këtë provincë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori