LAJMI I FUNDIT:

Vinicius nuk vazhdon kontratën me Realin, po shqyrton ofertën nga Arabia Saudite

Vinicius nuk vazhdon kontratën me Realin, po shqyrton ofertën nga Arabia Saudite

Vinicius Junior do të luajë pjesën tjetër të këtij sezoni në Real Madrid dhe më pas do të shqyrtojë një ofertë nga Arabia Saudite, shkruan ESPN.

Ai ka kontratë me klubin mbretëror edhe për tri vite, pra deri në verën e vitit 2027, por oferta më e madhe në historinë e futbollit ka mbërritur këtë verë.

Vinicius ka një klauzolë blerjeje prej 1 miliard euro, të cilën Al-Ahli është i gatshëm ta paguajë për një nga lojtarët më të mirë në botë.


Anësori brazilian do të bëhej kështu ambasadori i Kupës së Botës në Arabinë Saudite, që pritet të mbahet në vitin 2034.

Drejtuesit e Realit dyshohet se donin të parandalonin arabët duke rinovuar kontratën e tij, por agjenti i lojtarit nuk e lejoi këtë, sepse ata duan të konsiderojnë të shkojnë në Arabinë Saudite.

Në rast të largimit të tij do të ishte transferimi më i madh në historinë e futbollit dhe do të kishte pagën më të lartë në historinë e sportit.

Sa do të fitonte Vinicius në sekondë, minutë, orë, ditë, javë, muaj dhe vit nëse i bashkohet Al Ahli
Lexo po ashtu Sa do të fitonte Vinicius në sekondë, minutë, orë, ditë, javë, muaj dhe vit nëse i bashkohet Al Ahli

Ai është në Real Madrid që nga viti 2018, ndërsa ka zhvilluar 267 ndeshje deri më tani, në të cilat shënoi 83 gola dhe asistoi 77 herë.

Në moshën 24-vjeçare ai ende nuk e ka arritur kulmin e zhvillimit. Ai fitoi dy Liga të Kampionëve dhe tre kampionate spanjolle.

Është kandidat për Topin e Artë, por ende nuk e ka fituar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori