Është një ndër përfaqësueset e bukurisë shqiptare në botë dhe jo vetëm, por edhe e traditës, mirësisë, feminilitetit dhe inteligjencës së vajzave shqiptare. Vildane Zeneli jeton prej vitesh në Amerikë, vend ku edhe ka nisur karrierën e saj në modë, karrierë, që për hir të së vërtetës ka qenë mjaft e suksesshme deri tani për bukuroshen nga Prishtina.
Deri më tani modelja numëron dhjetëra eksperienca me firma mjaft të njohura ndërkombëtare, këngëtarë të njohur në realizimin e videoklipeve, kompani reklamash, por mbi të gjitha Vildane është një ndër ‘engjëjt’ e Victoria’s Secret.
Ajo ka fituar çmimin ‘Miss Diaspora Model Internacional 2009’, ndërsa në CV-në e saj renditen arritje të shumta, që nga modelimi për shtëpi të njohura mode, si për ‘Roberto Cavalli’,’Bel Staff’, ‘J.Lo.’, ‘Vera Wang’, etj.
Së fundi, modelja shqiptare ishte anëtare jurie në dy evenimente mjaft të rëndësishme në SHBA; në spektaklin televiziv, që konsiston në gjetjen e grupit të ri të ‘Pussycat Dolls’ dhe si anëtare jurie në ‘Miss Diaspora International’.
Vildanja është në pritje të shfaqjes së reklamës më të re të një kompanie celulare dhe të reklamës së kufjeve T milion dollarëshe të Dr. Dre me diamante. Këtë ditë, ajo ka marr edhe një ofertë për të pozuar sërish për magazinën më të njohur dhe më të shitur në SHBA, ‘Sport Ilustrated Swimsuit’ 2012.
Në këtë intervistë modelja rrëfen sakrificat, rrugën që e çoi drejt suksesit dhe ambiciet e radhës.
Vildane, si ka lindur ky pasion tek ti dhe çfarë ju ka shtyrë drejt modelingut?
Si modele kam filluar qysh nga mosha 13-vjeçare. Fillimi ka qene shumë i vështirë dhe ka kaluar kohë e gjatë derisa kam arritur te kulminacioni ku duhet të arrijë një modele profesionale dhe e suksesshme. Kam pasur kontrata me agjenci të ndryshme, duke filluar nga ‘Dovercheli Modeling Agency’, ‘Whilhemina’, ’Abrams Artist’ dhe tani me ‘Ford Modeling Agency’. Sapo kam bërë kampanjën për Beats By Dr Dre dhe kam pasur sukses.
Cilat janë aktualisht angazhimet tuaja profesionale?
Jeta ime në SHBA është e ngarkuar me shumë punë, gjithmonë në udhëtime nëpër qytete dhe shtete të ndryshme në gjithë botën. Sidoqoftë, e shijoj çdo moment të kohës sime duke punuar, sepse për mua modelimi është karriera më e mirë në këtë planet. Aktualisht po përgatitem të bëj një fushatë të re të kufjeve të Dr. Dree që kanë vlerë një milion dollarë. Kufjet janë duke u punuar në Itali momentalisht, do jenë me diamante. Së shpejti do të dalë edhe reklama e re, që sapo kam bërë për telefonin HTC, Gjithashtu do të dalë edhe një program televiziv, ku kam bashkëpunuar me themeluesin e ‘Pussycat Dolls’, Robin Antin. Programi ka të bëjë me gjetjen e grupit të ri të ‘Pussycat Dolls’, ku unë jam ftuar si anëtare jurie.
Kur do të bëhet reklamimi i kufjeve me diamantë të Dr. Dree?
Në fund të këtij muaji do të bëj fushatën e re të ‘Beats by Dr, Dree’ me fotografin e njohur botëror, Russell James te Victoria’s Secret. Këto kufje janë me diamante dhe janë speciale, do të jenë unike. Ndihem shumë krenare që unë do të jem e vetmja që do të reklamoj këto kufje kaq të vlefshme.
Përveç punës si modele në pasarela, apo ‘photoshoot’, ke qenë gjithashtu pjesë e disa videoklipeve të këngëtarëve mjaft të njohur ndërkombëtar. Si kanë lindur këto bashkëpunime dhe si ke arritur që të bëhesh një ndër vajzat e përzgjedhura?
Unë jam modele në firmën më të njohur në botë ‘Ford Models’ dhe ‘Major Modeling. Agency’ në Evropë. Normalisht që marr pjesë shpesh nëpër audicione, Gjithmonë kam qenë me fat që kam qenë një imazh që ata e kanë kërkuar nëpër videoklipe, reklama, apo çfarëdo pune që ka qenë.
Si e vlerësojnë të huajt bukurinë e femrës shqiptare?
Unë mund të flas për veten. Të gjithë mendojnë se unë jam braziliane, apo nga Venezuela, por kur ju them se jam shqiptare nga Kosova çmenden. Të gjithë thonë se duan që të vijnë në Kosovë dhe Shqipëri, nëse vajzat janë kaq të bukura.
A je ndjerë ndonjëherë e paragjykuar në karrierën tënde për faktin që je shqiptare?
Jo, asnjëherë.
Cilat janë sakrificat që je detyruar të bësh deri më tani për shkak të profesionit?
Sakrificat që jam detyruar të bëj për shkak të profesionit ka qenë lëvizja në vende të ndryshme. Kam jetuar në Itali për disa muaj, më pas në Paris për disa. muaj, në Londër për disa muaj: në varësi të punës ka qenë edhe vendbanimi im. Kjo ka qenë paksa e vështirë; sepse nuk më pëlqen që të jem larg familjen për shumë kohë.
Idhulli juaj në modeling?
Idhulli im në modeling është Kate Moss dhe Christy Turlington.
Cilat janë personazhet VIP, me të cilët je takuar gjatë karrierës tënde?
Woow, kjo do të jetë një përgjigje e gjatë. Jam takuar me pjesën më të madhe të personave të famshëm që njihni ju, duke nisur nga Lady Gaga, Jennifer Lopez, Beyonce, Jay Z, Kanye, Fergie, Dr. Dre, Eminern, Rihanna, 50 cent, U2, Timbaland, David Guetta, etj… Është shumë e gjatë lista.
Ndonjë histori dashurie me ndonjë këngëtar, apo aktor Hollywood-i?
Jo.
Ç’mendim keni për modelet anoreksike, një fenomen që në jo pak raste u ka kushtuar, edhe jetën disa modeleve në të kaluarën?
Unë jam shumë e lumtur që nuk jam pjesë e asaj kategorie. Unë nuk jam modele pasarelash dhe nuk më duhet që të jem, 41 kilogram. Puna që unë bëj ka të bëjë me editorialet dhe Glamour. Për të pasur një karrierë të gjatë në këtë punë nuk duhet të jesh e dobët, duhet të kesh një trup normal dhe një peshë normale.
Sa herë në javë shkoni në palestër?
Do të gënjeja po të thosha që merrem me palestër, sepse nuk merrem aspak. E para, përtoj shumë dhe e dyta, jam aq e zënë me punë, saqë nuk më premton koha të shkoj se lodhem me punë e udhëtime. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që nuk kujdesem për trupin tim, përkundrazi eci tri herë në javë, nga dy deri në tre km. Kujdesem më së shumti për këmbët dhe të ecurit forcon muskujt e këmbëve. Por ndodh që edhe ndonjëherë përdor litarin kur jam në shtëpi, sepse litari bën që të gjitha pjesët dhe muskujt e trupit të funksionojnë. Është gjëja më e mirë për të mbajtur trupin të fortë dhe në formë të mirë.
Kur mendon, ta mbyllësh karrierën tënde me modelingun dhe ç’mendon të bësh pas kësaj? Çfarë fushe tjetër të tërheq në jetë?
Unë nuk mendoj ta mbyll karrierën time si modele, sidomos tani që kam punë më shumë se kurrë. Kam oferta të ndryshme në fushën e aktrimit dhe kam filluar ta marr në konsideratë dhe t’i kushtoj pak kohë edhe kinematografisë.
Ëndrra juaj prej modeleje është….?
Unë kam shumë ëndrra, po gjithmonë ëndrra më afër zemrës sime është që të arrij sukses të pafundme, dhe meqë prindërit e mia kanë pasur dëshirë që unë të bëhem mjeke, e ndjej si obligim të ndihmoj ata që kërkojnë shërim dhe ata që nuk kanë kushte për jetë…
Si është një ditë e zakonshme e Vildanes?
Ditët e mia janë shumë të ngarkuara me punë, bëj palestër me instruktorin tim personal, bëj audicione dhe marrëveshje gjithë ditën. Zakonisht jam në lëvizje.
E dashuruar?
Nuk më pëlqen që të flas për jetën time private.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë